Këshilla për të patur
flokë të shëndetshme

Këshilla për të patur<br />flokë të shëndetshme
Krehëri dhe pajisje të tjera për t'i dhënë flokëve formën që duam shkaktojnë dëme dhe i bëjnë ato të brishtë, pak të ndritshëm. - thotë Paradi Mirmirani, dermatolog i Universitetit të Kalifornisë.

 "Rregulli i parë është që të zgjidhni produkte delikate për larje, gjithashtu të kufizoni  përdorimin e bojrave dhe kimikateve të tjera të ashpra. Flokët duhet të trajtohet me delikatesë të madhe.
 
Kur ata janë të lagësht duhet të jenë të mbështjellë në një peshqir, si dhe të thahen në mënyrë natyrale, duke kufizuar përdorimin e tharëses" - rekomandon dermatologu -.
Flokët e lagur, gjithashtu, janë më të brishtë se normalë dhe nuk duhen  krehur, sepse mund të bien më lehtë, përjashtimi i vetëm bëhet kur janë shumë kaçurrelë ose të trashë. Flokët duhen krehur sa më pak të jetë e mundur.

 Shumë stilime të flokëve mund të jenë të dëmshme për shëndetin e tyre. "Produkte të tilla si xhel dhe llak fiksues, duhet të përdoren shumë rrallë, sepse aplikimi i tyre dhe pastaj krehja e flokëve për t'i dhënë atyre formën e dëshiruar mund t'i dëmtojnë  ato  duke favorizuar rënien" - thotë specialistët.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit” 

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”