Disa studime të kohëve të fundit thonë se dhimbja e mesit është shkaku i parë i mungesës në punë dhe e vuajnë rreth 10% e punonjësve që rrijnë me orë të zgjatura para kompjuterit.
 
Dhimbja e mesit klasifikohet si akute kur dhimbja ka më pak se 6 javë që është shfaqur, subakute nga 6 në 12 javë dhe kronike nëse ka më shumë se 12 javë.
 
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe akoma më tepër qëndrimi i keq, janë thuajse gjithmonë, shkaktarë të dhimbjeve të mesit, të shpinës, qafës apo gjymtyrëve.
 
Duke qënë të detyruar për të qëndruar para kompjuterit më e pakta që mund të bëjmë për ti lehtësuar dhimbjet vetes është ndjekja e këshillave të mëposhtme.
 
1-Rregullojeni tryezën e punës në lartësinë e duhur të gjatësisë suaj.
 
2-Shpina duhet të qëndrojë drejt, e mbështetur dhe e puthitur në shpinën e karriges, dhe vithet në fund të saj.
 
3-Plotësoni hapësirën mes mesit dhe shpinores së karriges, me një jastëk.
 
4-Parakrahu i dorës së mausit duhet të qëndrojë i mbështetur mbi tavolinën e punës.
 
5-E krani i kompjuterit duhet të jetë 50-60cm larg dhe pak më poshtë se rrezja e shikimit.
 
6-Këmbët, herë pas here, ngrijini mbi një stol

Redaksia Online
Er.K/Shqiptrja.com