Kur ju kap ngërçi në ujë është një moment që nuk do t’ia uronit askujt, por, mos u shqetësoni një gjë e tillë u ndodh të gjithëve, edhe notarëve më me përvojë.
 
Ngërçi gjatë notimit ndodh nga tendosja dhe ftohja e muskujve, por duke mos ditur se si të reagojmë në këto momente, mund të bëjmë edhe gabime, prandaj ajo që na vjen në ndihmë është ‘Ligji i Arkimendit’.
 
Ligji i arkimedit thotë që trupi i zhytur në ujë është më i lehtë sa pesha e ujit të zhvendosur.
 
Duke pasur parasysh këtë taktikë, ju duhet të që merrni frymë thellë, qëndroni shtrirë në shpinë sa më shumë nën ujë, ku vetëm fytyra të jetë mbi sipërfaqen e ujit.
 
Me lëvizje të lehta rrethore të duarve dhe këmbëve pluskoni në ujë dhe filloni të lëvizni në drejtim të plazhit.
 
Duhet të keni parasysh që të merrni frymë thellë dhe pasi ngërçi t’ju ketë lëshuar, dilni sa më parë nga uji, sepse ngërçi mund të përsëritet.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com