"Në institucionet shëndetësore, do të përditësojnë planet e gatishmërisë në rast të emergjencave, për parandalimin e problemeve që lidhen me stinën e ftohtë, sipas grafikëve dhe platformës së miratuar nga ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatave të veçanta. Qytetarët këshillohen, veçanërisht të sëmurën kronikë, të drejtohen për konsultë mjekësore për rivlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore, dhe përshtatjen e mjekimit sipas protokolleve përkatëse", - tha Gazment Bejtja, Drejtor i Shëndetit Publik, MSH.
Specilistët e Shëndetësisë këshillojnë që të gjitha grupmoshat të bëjnë vaksinën antigrip, pasi kjo që ka hyrë këtë vit në treg parandalon tre lloje virusesh. Po kështu u kërkohet qytetarëve që për rastet e thjeshta të përdorin shërbimin shëndetësor ambulator dhe të mos mbushin spitalet, me qëllim që t?u lihet hapësirë të sëmurëve rëndë. Përbërja e vaksinës ndaj gripit për sezonin 2012-2013 (sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë) është A/California/7/2009 (H1N1) pdm09-like virus; A/Victoria/361/2011 (H3N2)-like virus dhe B/Wisconsin/1/2010-like virus.gjithashtu ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar që institucionet shëndetësore, publike dhe jopublike, të raportojnë çdo javë pranë shërbimit epidemiologjik përkatës të Drejtorisë së Shëndetit Publik, në kuadrin e sistemit ALERT, të gjitha rastet me infeksione respiratore të siperme dhe të poshtme që paraqiten. Çdo rast me insuficiencë respiratore akute dhe infeksion respirator të rëndë si dhe çdo vdekje e papritur të raportohet brenda 24 orëve.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
