Këshillat e Spitalit Amerikan për
gratë shtatzëna: Shkoni në plazh!

Këshillat e Spitalit Amerikan për<br />gratë shtatzëna: Shkoni në plazh!
TIRANE - Gratë shtatzëna janë të parat që preken nga temperaturat e larta të këtyre ditëve e për këtë arsye duhet të kenë një kujdes të veçantë.

Shefi i departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës në spitalin amerikan profesor doktor Hakan Satiroglu, apelon për kujdes në ditët e nxehta të verës.

“Gratë shtatzëna duhet të tregojnë një kujdes të madh gjatë këtyre ditëve të nxehta sidomos me daljet në orët e mesditës. Këshilla ime është që të mos qëndrojnë jashtë nga ora 11 e paradites deri më 18 të pasdites”.

Po ashtu sipas doktor Satiroglu gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes me ushqimin

“Kujdes me ushqimet që konsumoni. Së pari çdo grua shtatzënë duhet të konsumojë nga 3.5-4.5 litra ujë çdo ditë për të shmangur dehidratimin. Së dyti duhet kushtuar vëmendje e veçantë ushqimit, pasi rekomandohet të konsumohen fruta dhe perime shumë, por edhe bulmet. Kujdes duhet të keni vetëm me evitimin e yndyrave”.

harkan bey

Shtatzënia sipas profesor Satiroglu nuk përbën asnjë problem për të frekuentuar plazhet.

“Fakti që jeni shtatzëna nuk ju pengon të shkoni në plazhe. Bëni kujdes që të përdorni vetëm rroba banjoje të ndara dhe jo trupore pasi dielli duhet t’ju prekë sa më shumë pjesë të trupit. Po ashtu mos i mbani rrobat e banjos të lagura në trup sepse krijon myk dhe infeksione. Përsa i përket mbrojtjes nga dielli mos përdorni kremra me elementë më shumë se 4 faktorë”.

Këto këshilla që vijnë nga spitali amerikan janë për të gjitha gratë shtatzëna e sidomos për ato të cilat janë në 3 muajt e fundit të shtatzënisë e konsideruar dhe si një nga periudhat më delikate.

Për doktor Satiroglu ditët e nxehta kërkojnë kujdes të shtuar pasi kanë ndikim direkt tek nëna por edhe tek fëmija.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane