Këshillat për të ‘mbrojtur’ veshkat

Këshillat për të ‘mbrojtur’ veshkat
Rregullojnë tensionin e gjakut, eleminojnë materiet e dëmshme dhe bëjnë balancimin e ujit. Këto janë disa nga funksionet e veshkave te njerëzit, që sipas mjekëve duhet të “mbrohen”, po nga vet njerëzit. Këshilla e parë është moskonsumimi i kripës mbi masat e lejuara. Një person që konsumon produktet me shumë kripë, ka më shumë mundësi të vuajë nga sëmundjet e veshkave.

Gjithashtu edhe konsumimi i ilaçeve për një periudhë të gjatë, pa recetë, ndikojnë për keq te veshkat. Mjekët thekësojnë se asnjë person nuk duhet të marrë ilaçe, më shumë se 15 ditë rresht. Një risi që kanë zbuluar mjekët është dhe ndikimi për keq i cigares te veshkat, kur mendohej se dëmtonte mushkërit dhe zemrën. Sipas mjekëve, personat që pijnë cigare kanë proteina në urinë dhe që sjell dëmtimin e veshkave.

Proteina në urinë sjell dhe dhe rritjen e tensionit të gjakut si dhe rrit glukozën në gjak. Mjekët dëmtimin që i bën cigarja veshkës e lidhin me numërin e lartë të personave që i nënshtrohen dializës ose transplantim të veshkave. Po kështu sheqeri sipas mjekëve sjell edhe probleme të tjera si trashja, që në çdo rast dëmton veshkat.

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë lëngje të ndryshme, rregullisht çdo ditë, kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje kronike të veshkave. Pirja e dy ose më shumë lëngjeve në ditë dyfishon rrezikun e sëmundjes kronike të veshkave. Kjo për shkak se pijet e buta rrisin nivelin e proteinave në urinë, të cilat konsiderohen si një shënues i hershëm i dëmtimit të veshkave.
 
Shkaqet
Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni) dhe diabeti janë shkaqet më të zakonshme apo më të shpeshta të sëmundjes së veshkave. Presioni i lartë i gjakut shkakton më shumë se një të katërtën e të gjitha rasteve të pamjaftueshmërisë (insuficiencës) së veshkave.

Diabeti shkakton rreth një të tretën e të gjitha rasteve dhe është shkaku më i zakonshëm i Sëmundjes Renale të Stadit të Fundit, në shumicën e vendeve të zhvilluara. Kushtet e tjera më pak të zakonshme përfshijnë inflamacion (Glomerulonefritin) ose infeksionin (pyelonefritin). Ndonjëherë SKV-ja është e trashëguar (të tilla si sëmundja polikistike) ose mund të jetë si rezultat i bllokimit për një kohë të gjatë të sistemit urinar (të tilla si zmadhimi i prostatës ose gurët në veshka).
 
Sëmundja
Sëmundja kronike e veshkave është në rritje në mënyrë dramatike, dhe kostoja e trajtimit të saj përbën një barrë të madhe mbi sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën. Rreth 1 në 10 njerëz kanë një formë të dëmtimit të veshkave, dhe çdo vit miliona njerëz vdesin para kohe nga komplikacionet e lidhura me sëmundjet e veshkave të tyre. Sëmundja kronike e veshkave është një humbje progresive e funksionit të veshkave gjatë një periudhe kohore që zgjat muaj apo vite.

Secila nga veshkat ka rreth një milion filtra të imët, të vegjël të quajtur nefrone. Nëse nefronet janë të dëmtuara, ato ndalojnë së punuari. Për një farë kohe, nefronet e shëndetshme mund të kryejnë një punë shtesë, por nëse dëmtimi vazhdon gjithnjë e më shumë, nefronet dalin nga funksioni dhe nefronet e mbetura nuk mund të filtrojnë mjaftueshëm gjakun për të qenë të shëndetshëm. Kur funksioni i veshkave bie nën një nivel të caktuar, bëhet fjalë për pamjaftueshmëri apo insuficiencë të veshkave, dhe nëse është e patrajtuar mund të jetë e rrezikshme për jetën.
 
Veshka te njerëzit
Tek njerëzit veshkat janë të vendosura në zgavrën abdominale. Ka dy veshka, një në çdo anë të shtyllës kurrizore. Asimetria në zgavrën e barkut e shkaktuar nga pozicioni mëlçisë zakonisht bën që veshka e djathtë të jetë pak më e poshtë se sa veshka e majtë. Sipër secilës veshkë gjendent gjëndra mbiveshkore përkatëse, majtas dhe djathtas. Pjesët e sipërme të veshkave janë të mbrojtura pjesërisht nga brinjët e njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta; në totalitetin e saj veshka dhe gjëndra mbiveshkore janë të rrethuara nga dy shtresa dhjami (rrethveshkore dhe paraveshkore).

Veshka e çdo të rrituri peshon midis 125 dhe 170 gram te meshkujt dhe midis 115 dhe 155 gram te femrat. Veshka e majtë zakonisht është pak më e madhe se e djathta. Veshka ka një strukturë në formën e një fasuleje. Çdo veshkë ka sipërfaqe konkave dhe konvekse. Sipërfaqja konkave, gjiri është pika në të cilën hyn në veshkë arteria veshkore dhe dalin vena veshore dhe ureteri. Veshka është e rrethuar nga inde të forta fibroze, kapsula veshkore, e cila në vetvete është e rrethuar nga një shtresë dhjami. Veshka është përafërsisht 11-14 cm e gjatë, 6 cm e gjerë dhe 4 cm e trashë.
 
Veshka
Veshka e çdo të rrituri peshon midis 125 dhe 170 gram te meshkujt dhe midis 115 dhe 155 gram te femrat. Veshka e majtë zakonisht është pak më e madhe se e djathta dhe kanë formën e një fasuleje
 
A e dini se veshkat tona :
 
Prodhojnë urinën
Largojnë mbeturinat dhe lëngjet e tepërta nga gjaku
Kontrollojnë ekuilibrin kimik të trupit
Ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut
Ndihmojnë në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut

Studimet, Rregullat e arta për të mbrojtur veshkat
 
Qëndroni aktivë e në formë
Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak
Masni rregullisht tensionin e gjakut

Ushqehuni shendetshëm dhe mbani peshën nën kontroll
Merrni sasinë e duhur të lëngjeve
Mos pini duhan

Mos përdorni ilaçe pa konsultën e mjekut
Kontrolloni funksionin e veshkave nëse jeni 50 vjeç e lart


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë