Në qershor të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian do të miratojë zgjatjen e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
Në raportin e saj më të ri, organizata Amnesty International (AI) apelon që ky mandat të përfshijë masa specifike, të cilat sigurojnë se EULEX-i, si çështje me urgjencë, do të konsiderojë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve, përfshirë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.
Organizata konsideron se kjo është një mundësi ideale për të forcuar komponentët ndërkombëtarë dhe lokalë në sektorin e drejtësisë dhe, rrjedhimisht, sipas Amnesty Internacional, duhet të sigurohen burime dhe personel i nevojshëm për të adresuar në mënyrë efektive mosndëshkimin e vazhdueshëm në Kosovë. Raporti thekson se kudo në Ballkan, mosndëshkimi i krimeve të luftës mbetet një nga shqetësimet më serioze të të drejtave të njeriut.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com