Këshilli i Ministrave jep 18 mijë
euro për kooperativat

Këshilli i Ministrave jep 18 mijë<br />euro për kooperativat
TIRANE- Këshilli i Ministrave ka vendosur të bëjë një rishpërndarje fondesh në ministrinë e Bujqësisë, me synim organizimin e punës për regjistrimin e kooperativave bujqësore, pas miratimit të ligjit që lejon kooperimin në këtë sektor.

Me anë të një Vendimi, dje ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në programin për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit i është zbritur fondi i shpenzimeve prej 2.52 milionë lekësh. Kjo shifër do të kalojë në fondin e shpenzimeve në dispozicion të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në programin "Mbështetje për zhvillim ekonomik", ku do të kryhen investime për implementimin e formularëve dhe përgatitjen e infrastrukturës së regjistrimit elektronik, në zbatim të ligjit "Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor", të miratuar në prill të këtij viti ngë Kuvendi i Shqipërisë.

Vetëm dy ditë më parë, është organizuar edhe një forum kushtuar nxitjes së kooperativave bujqësore nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me disa shoqata.
(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?