Këshilli i Sigurimit i OKB-së
sot seancë për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së<br />sot seancë për Kosovën
NEW YORK- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot në New York raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon lidhur me zhvillimet në Kosovë, që përfshin periudhën kohore prej 16 janar deri më 22 prill. Që në fillim të raportit Sekretari Ban Ki Moon përshëndet dhe e “mirëpret marrëveshjen e parë mbi parimet e normalizimit marrëdhënieve midis Kosovës dhje Serbisë”, që u arrit më 19 prill në dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Europian.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit do të marrë pjesë edhe delegacioni i Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi i cili prej një jave po qëndron në një vizitë në SHBA. Në takimin e së premtes delegacionin serb do ta udhëheqë kryeministri i Serbisë, Ivic Daçiç.

Sekretari Ban Ki Moon e quan marrëveshjen "një arritje historike, dhe përgëzon udhëheqësit politik se treguan durim, largpamësi politike dhe udhëheqjen e duhur".

“Rezultatet e arritura në dialog hapin rrugën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan sekretari Ban Ki Moon, për të shtuar se "një frymë e njejtë kompromisi, vendosmërie dhe vullneti të mirë duhet të mbizotërojë edhe në zbatimin e marrëveshjes në të dyja anët e lumit Ibër".

Ai thotë se për këtë ‘"bashkësia ndërkombëtare duhet të ofrojë mbështetje dhe luaj rol aktiv". Udhëheqëse e radhës në takim dhe këtë muaj në Këshillin e Sigurimit është Britania e Madhe, informon RTK.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj