Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, refuzoi gjatë kësaj jave kërkesën e Washingtonit për t’u bashkuar në luftën kundër Shtetit Islamik. Sekretari Amerikan i shtetit John Kerry dhe Javad Zarif pritet të mbajnë një takim bilaterial gjatë mbledhjes së përvitshme të lidervë botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku çështje kryesore do të jenë Shteti Islamik dhe programi nuklear i Teheranit.

Në koalicionin kundër xhihadistëve ekstremistë të ISIS deri më tani janë mbledhur 40 shtete. Në këshill ka folur dhe Ambasadori Rus në Kombet e Bashkuara Vitaly Churkin i cili paralajmëroi që çdo aksion nga koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik duhet të bazohet në ligjet ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të ndërmarrin sërisht sulme ajrore kundër ISIS në Siri pas aprovimit të planit të presidentit Barack Obama për trajnimin dhe armatimin e Sirianëve që t’i bashkohen luftës kundër xhihadistëve. Fuqitë e tjera perëndimore kanë qenë më hezituese për të lëshuar sulme ushtarake mbi Sirinë, çka mund të shihet si mbështetje për Presidentin Bashar al-Assad.

Shtetet perëndimore kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur ndaj luftës së tij kundër protestave popullore në 2011, që nisi një luftë civile, që ndodhet në vitin e katër të tij.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)