Këshilltari i Ramush Haradinajt, Jahja Lluka në një lidhje për Report Tv u shpreh se Haradinaj do të mbërrijë sot rreth orës 19:00 në Prishtinë ku do të organizohet edhe një pritje në sheshin kryesor të kryeqytetit.
"E pritëm me ankth vendimin, pasi ka pasur presione nga Serbia. Për lirimin e Haradinajt më shumë kanë bërë institucionet e Shqipërisë sesa Kosova, kur në fakt duhet të ishte e kundërta
Kjo është një fitore e të gjithë shqiptarëve, Haradinaj sot pasdite do të kthehet në Kosovë, ndërsa nesër në mëngjes në punë".
Me rikthimin e Haradinajt pritet që të nxehet akoma me shume situata në Kosova, pasi këshilltari i tij ka deklaruar se do të kërkohet rrëzimi i qeverisë dhe shpallja e zgjedhjeve të reja.
"Ne si AAK kërkojmë zgjedhje të parakohshme, pasi shumë probleme nuk po zgjidhen. Qeveria deri ne fund te javes do te bjere" deklaroi ai.
Presim që zgjedhjet të mbahen në fund të majit ose fillim të qershorit. Kjo qeveri nuk po bën asgjë për krizën ekonomike, por edhe për problemet e tjera me të cilat përballet vendi" përfundoi ai.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO