Këshilltari i Ramës, Velaj: Ja 3
nisma tonat europiane dhe ballkanike

Këshilltari i Ramës, Velaj: Ja 3<br />nisma tonat europiane dhe ballkanike
TIRANË - Këshilltari për Diplomaci Kulturore i kryeministrit Edi Rama, Fate Velaj ka bërë të ditur sot 3 nisma të reja të tij: “Urat e popujve të Ballkanit", "Europa fillon te pragu i shtëpisë tënde", si dhe “European Community Meeting”, ku do të prezantohen vlerat, idetë, mendimet dhe progreset e popujve të Europës, në shkëmbimin e vlerave të përbashkëta, ato të identitetit të përbashkët europian.

Këtë Velaj e ka bërë të ditur gjatë një takimi në zyrën e tij në KM me Adnan Jakupi, sekretar i parë i ambasadës së Kosovës këtu në Tiranë. Sipas Velajt, biseda me Jakupin u përqendrua tek bashkëkoordinimi i strategjive në fushën e diplomacisë kulturore dhe rilindjes europiane shqiptare, fusha të reja, që sapo janë krijuar në hapësirën shqipfolëse e “që unë, në statusin e këshilltarit të KM. Edi Rama, po i zhvilloj”.

Nga ana e tij Jakupi vlerësoi në veçanti projektin e “Urat e popujve të Ballkanit” dhe gatishmërinë e dëshirën, që edhe Kosova të japë ndihmesën e saj e të jetë pjesë e kësaj lëvizjeje të re kombëtare dhe rajonale.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit