Këshilltarja e Berishës, Guxholli:
HEC-et s'u shitën për faj të PS

Këshilltarja e Berishës, Guxholli:<br />HEC-et s'u shitën për faj të PS
TRIANE- Këshilltarja e kryeminis trit për Ekonominë, Suzana Guxholli, ka lëshuar ndaj opozitës politike akuza se ka ndikuar negativisht në procesin e shitjes së katër hidrocentraleve. Ky proces u shpall i dështuar javën e kaluar, pasi, sikurse shpalli publikisht zv.ministri i METE-s Sokol Dervishaj, deri në afatin e fundit të përcaktuar, asnjë subjekt nuk paraqiti ofertë financiare për të marrë nën zotërim hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2, si dhe të Ulzës e Shkopetit, të ndërtuara përkatësisht mbi lumenjtë Bistrica dhe Mat në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, porn ë eficiencë të plotë dhe të ristrukuruar rishtazi.

Duke folur në emisionin "Elite Business" në TV Scan, këshilltarja e shefit të qeverisë tha se kriza ekonomike, koha e pamjaftueshme në dispozicion të kompanive të interesuara dhe propaganda negative kundër privatizimeve e opozitës, ishin faktorët që ndikuan në mossuksesin e tenderit. Kjo akuzë nuk ishte paraqitur më parë, në dështimet e muajit maj dhe korrik të procesit, kur është vendosur dy herë rresht shtyrja e procedurave. Herën e parë nga Komisioni u deklarua se shkaku i shtyrjes ishte kërkesa e ofertuesve për shifra shumë të ulta blerjeje, ndërsa herën e tretë, disa ditë më parë, nuk u gjet as edhe një subjekt i vetëm që të shprehte gatishmërinë për të marrë pjesë me oferta.

FRIKËSIMI
Duke pranuar vështirësitë e kompanive të rëndësishme për të realizuar blerje të tilla, në kulmin e një krize të fortë ekonomiko-financiare në mbarë botën, këshilltarja Guxholli kritikoi edhe qendrimin e mbajtur në vazhdimësi nga opozita ndaj procesit të shitjes së sipërmarrjeve shtetërore. Sipas saj, opozita po tenton të trembë investitorët. Ndonëse e ndodhur nën kritikat e vazhdueshme të opozitës për shitjen e kompanive në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, këshilltarja e kryeministrit Berisha konfirmoi bindjen për të avancuar në procesin e privatizimit.

PROCESI

Sipas Guxhollit, do të vazhdohet të ecet me konceptin e një qeverie të vogël dhe që menaxhon sa më pak pjesë të ekonomisë. Pas dështimit të tenderit për shitjen e 4 hidrocentraleve gjatë javës së shkuar, qeveria ka njoftuar se një datë tjetër është përcaktuar pas 2 muajsh për të tentuar privatizimin. Deri më 25 nëntor, kompanitë e interesuara do të kenë mundësi të dorëzojnë ofertat e tyre financiare, ndërsa është kërkuar edhe një rregullim i marrëdhënieve mes operatorëve në tregun energjetik. Më parë, këshilltarja e Berishës për ekonominë ka deklaruar se procesi i privatizimit të Albpetrolit mund të konsiderohet i suksesshëm, duke u nisur nga shifra që është ofruar, prej 850 milionë eurosh. Më pas, deklarime në këtë sens janë bërë edhe nga vetë kreu i Ekzekutivit.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij