Këshilltarja e Berishës, Guxholli:
Politika e Ramës të dështuara

Këshilltarja e Berishës, Guxholli: <br />Politika e Ramës të dështuara
TIRANE - Këshilltarja për Çështjet ekonomike e Kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli vizitoi sot disa biznese në rrugën e Durrësit në Tiranë. Në një prononcim për mediat, Guxholli tha se tregtarët e Tiranës nuk i besojnë më filozofive marksiste-leniniste të kryesocialistit Edi Rama. Guxholli i quajti të dështuara politikat e Ramës për biznesin e vogël.

“Biznesi i Tiranës është tashmë një biznes i formuar dhe i ndërgjegjësuar dhe nuk gënjehet me premtimet komuniste-marksiste, e ka lënë tashmë këtë të shkuar mbrapa. E pa Edi Ramën dhe sistemin e tij të taksave dhe të kujdesit të tij për 10 vjet dhe sheh vetëm përpara. Ai e kupton që vetëm politikat nxitëse, trajtimi i butë dhe me kujdes nga Bashkia e Tiranës e bën atë të eci përpara. Biznesi do të punojë, të kontribuojë dhe të shpërblehet për atë që merr dhe jo t’i premtohen ndihma dhe sisteme, të cilat vetëm sjellin korrupsion. Sistemi i Edi Ramës është një sistem i provuar për 10 vjet nga bizneset e vogla. Prandaj dhe Edi Rama nuk del më ditën të vizitojë këto biznese, por del natën, nuk del më në Tiranë në ditën me diell, por e gjejmë në rrethinat dhe në rrethet jashtë juridiksionit të Bashkisë së Tiranës”, tha zonja Guxholli.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!