Kanada- Një burrë ka menduar të ndërtojë një kështjellë prej akulli, me ngjyra të ndryshme.

Ai ndodhet në Kanada, në veri lindje të Ontario-s, ku temperatura e stinës së dimrit shënon mesatarisht -25 gradë.
Këto pamje që po shohim, janë iniciativa e çuditshme e këtij personi, i cili për 4 javë, çdo natë, nuk ka humbur kohë dhe ka krijuar këta blloqe akulli me ngjyra. 

Çdo natë ai ka arritur të krijojë 30 blloqe akulli katrorë, për 4 javë , duke përdorur 840 kubikë akulli me qëllim që të ndërtojë një kështjellë, për kënaqësinë e fëmijëve dhe miqve të tij.
Atij do i duhen edhe 6 netë punë dhe kështjella do të jetë gati.

keshtjella prej akulli
 Foto të tjera

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)