Qershi
Qersht mund të jenë të vogla në përmasa por këto fruta të kuqe dhe të shijshme, janë të mbushura me përfitime medicinale. Qershitë kanë lëndë medicinale që luftojnë inflamacionin, infeksionet dhe kancerin. Në bazë të kërkimeve shkencore, këto fruta përmbajnë lëndë që zvogëlojnë zhvillimin e tumorit. Konsumi i qershive ndihmon të siguroni një shëndet të mirë të zëmrës, zorrëz së trashë dhe organeve të tjera të trupit.
Kivi
Fruti i Kivit është i pasur me vitaminën C, fibra dhe kalium që ë bëjnë atë super ushqim që duhet të konsumohet çdo ditë. ky frut ka një përzierje të përsosur të mineraleve dhe vitaminave që luftojnë sëmundjet që kanë lidhje me frymëmarrjen, kancerin, sulmet në tru dhe çrregullimet e zemër.
Gjithashtu, kivi përmirëson shëndetin e enëve të gjakut, pasi lëngu i futit pastron dhe hollon gjakun, rregullon nivelin e kolesterolit dhe rregullon luhatjet e tensionit.
Luleshtrydhet
Numri i madh i frutave me ngjyrë të kuqe të errët janë të njohura për benefitet e shëndetit kardiovaskular. Sipas ekspertëve të shëndetit, ky frut i kuq ndihmon normalizimin e tensionit. Luleshtrydhja ndikon në pastrimin dhe hodhimin e gjakut dhe ndihmon në qarkullimin e lehtë të tij në arteriet koronare. Rekomandohet që në ditë të konsumohen 8 koka luleshtrydhe. Fryti është i pasur me vitaminën C dhe redukton rrezikun e zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës dhe e mban zemrën të shëndetshme.
Boronica e kuqe
Një tjetër frut i shëndetshëm, që është shumë i dobishëm për shëndetin tuaj është edhe fruti i boronicës. Boronica është e pasur me lëndë ushqyese të tilla që rrisin sistemin imunitar, redukon rrezikun e kancerit dhe lufton infeksionet fungale dhe bakteriale.
Shega
Ky frut rigjeneron qelizat e lëkurës dhe ndihmon në shërimin shpejtë të plagëve. Gjithashtu, lëngu i shegës mbron fytyrën tuaj nga djegiet e rrezeve të diellit. Nëse jeni të shqetësuar për shenjat e plakjes, si humbja e linjave trupore dhe rrudhja e lëkurës, ju duhet të konsumoni nga një shegë në ditë.
Shalqini
Shalqini është freskues dhe shumëushqyes. Ky frut ofron përfitime shëndetësore pasi përmban komponentë kryesor ushqyes. Ky frut përmban një aminoacid që ndihmon në hapjen e enëve të gjakut dhe parandalon goditjet në zemër. Gjithashtu, shalqini ndihmon në pastrimin e organizimit tuaj dhe eliminon bakteret.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)