Këto gjashtë gjëra rreptësisht nuk
duhet ti bëni përpara një operacioni

Këto gjashtë gjëra rreptësisht nuk<br />duhet ti bëni përpara një operacioni
“Daily Mail” ka hartuar një listë sjelljesh dhe veprimesh, të cilat duhet t’i keni parasysh nëse do të bëni një ndërhyrje kirurgjikale.

Autorët Oliver Warren, Dean Franklin, Charles Vincent, janë nisur nga një e dhënë: "në Mbretërinë e Bashkuar, në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, në çdo dhjetë minuta anulohet një operacion, rreth 60 mijë në vit, pikërisht për shkak të faktit se pacientët nuk arrijnë të ndjekin instruksionet e mjekëve në fazën paraoperacionale".

Mjekët këshillojnë se ka disa gjëra që nuk duhen bërë kurrsesi përpara operacioneve, pasi rrezikoni seriozisht jetën tuaj.

Depilimi
Gjatë depilimit ekziston mundësia e krijimit të prerjeve të vogla ose irritimeve. Dhe në këtë mënyrë mund të prishen ‘barrierat’ e lëkurës kundër baktereve, që mund ta infektojnë atë. Shumë persona mendojnë se i bëjnë favor kirurgut duke u depiluar përpara operacionit, por ja që nuk është kështu.

Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë
Nëse humbni peshë shumë shpejt dhe sidomos nëse kjo nuk është këshilluar nga mjeku, ju do të filloni të humbni masën muskulore. Në fakt, trupi në këtë mënyrë do të dobësohej shumë. Këshilla është të ndaloni kufizimin e kalorive pesë ditë përpara operacionit.

Ushqime dhe ilaçe
Është e nevojshme ta informoni mjekun tuaj personal mbi ilaçet që merrni rregullisht (nëse i merrni), po ashtu edhe për produktet natyrale që konsumoni: hudhër, xhenxhefil, etj, sepse disa prej tyre mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes. Ndër të tjera, është e nevojshme t’u kushtoni vëmendje indikacioneve mbi ilaçet që do të merrni.

Përtypja e çamçakëzit për t’i bërë ballë mosngrënies
Problemi është që stomaku prodhon më shumë acid kur është në pritje. Pastaj, kur ju jeni nën anestezi, të gjitha valvulat e traktit gastrointestinal relaksohen dhe në këtë mënyrë ato kanë shumë mundësi të zbrazen nga acidi. Ndërkohë, nëse ai arrin në mushkëri, atëherë njeriu rrezikon vdekjen. Përgjithësisht mjekët këshillojnë që të mos hani për gjashtë orë përpara se të bëni operacion.

Bërja e manikyrit
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale përdoren sensorë për të matur nivelin e oksigjenit në gjakun e pacientëve. Ata vendosen në gishta, ndaj manikyri duhet të hiqet përpara operacionit. Thonjtë duhen prerë të gjithë, sepse ata mund të mbajnë baktere.
 
Mos pini duhan
Mos pini duhan, të paktën një ditë përpara operacionit. Madje, sa më herët ta ndaloni, aq më mirë është. Duhani shkatërron mushkëritë dhe mushkëritë e infektuara kanë më shumë gjasa për t’u infektuar, infeksionet pas operacionit janë më të zakonshme te duhanpirësit. Kjo për shkak se tymi është irritues dhe mund të shkaktojnë kollitje, që është veçanërisht e bezdisshme, kur ju sapo keni bërë një operacion.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike