Këto ushqime do të pastrojnë
organizmin tuaj nga nikotina

Këto ushqime do të pastrojnë<br />organizmin tuaj nga nikotina
Të gjithë duhanpirësit i dinë efektet negative të nikotinës dhe pavarësisht kësaj, nuk mund ta shmangin konsumin e duhanit.
 
Nikotina e një cigareje qarkullon për rreth 8 orë në enët e gjakut dhe kërkon të paktën dyzet e dy deri në shtatëdhjetë e tetë orë që organizmi ta largojë, nëpërmjet metabolizmit.
 
Nënproduktet e nikotinës, do të qëndrojnë në trupin tuaj për njëzet deri në tridhjetë ditë, por llogaritni sa kohë i duhet trupit për të pastruar gjithë nikotinën dhe katranin e cigareve që tymosni gjatë një dite.
 
Ka disa ushqime të cilat ndihmojnë organizmin të pastrojë më shpejtë nikotinën dhe nënproduktet e saj.
 
Kivi
Pirja e duhanit ul nivelin e vitaminave A, C dhe E në trupin tuaj. Kivi ka shumë prej tyre dhe mund t’i zëvendësojë ato.

Portokalli
Vitamina C nxit eliminimin e nikotinës nga sistemi juaj.

Karrota
Një efekt i dukshëm i pirjes së duhanit është dëmtimi i lëkurës. Karrota mund të riparojë lëkurën tuaj me vitaminat e saj (A, B, C dhe K).
 
Brokoli
Brokoli ka dy vitamina të rëndësishme (B5 dhe C) që sigurojnë mbrojtje për mushkëritë. Ajo gjithashtu rrit metabolizmin.
 
Spinaqi
Spinaqi është i pasur në vitamina dhe acid folik që i siguron organizmit mbrojte dhe i jep një shije të keqë cigareve.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar