Shpresa vdes e fundit dhe pavarësisht se drita në fundin e tunelit të Milanit, është e zbehtë, skuadra kuqezi ka ende 5 ndeshje në dispozicion për të ndryshuar sezonin.

Marshi triumfues i Juventusit që kulmoi këtë fundjavë me fitoren 4-0 ndaj Romës, nuk lë shumë shpresë për përmbysje. Por tani kuqezinjtë do të kenë në dispozicion futbollisyë me peshë, si Cassano, Silva e Boateng.

Mungojnë ende 450 minuta nga fundi i kampionatit italian por tani trajneri Allegri, mund të mbështetet tek Thiago Silva e Kevin Prince Boateng, dy elementë që mund të ndryshonin fatet e skuadrës nëse do ishin prezentë në sfidat e fundit.

Këtyre i shtohet edhe Cassano që u aktivizuar edhe këtë fundjavë. trajneri i Milanit do të vendosë nëse do ti aktivizojë të tre në sfidën ndaj Genoas të mërkurën në 19:00 apo të dielën në shtëpinë e Sienës.(rb/shqiptarja.com)