'Ka ardhur koha të fitojmë', Tuchel optimist për sfidën me Real Madrid. Zidan: Nuk jemi ende në 100%

'Ka ardhur koha të fitojmë', Tuchel optimist për sfidën me Real Madrid. Zidan: Nuk jemi ende në 100%

Pas natës së parë ku nuk mungoi spektakli, por mbi të gjitha rezultatet surprizë, sonte do të luhen 8 ndeshjet e tjera për raundin e parë në grupet e Champions League. Mbi të tjera spikasin dy sfida, ajo mes Paris SG dhe Real Madrid, por edhe Atletico Madrid-Juventus.

Në Parc De Prince, konkretisht për grupin A, Paris SG do të presë 13 herë kampionët e Europës. Francezët vijnë në këtë ssfidë me shumë mungesa, duke filluar nga Mbappe, Cavani dhe Draxler për shkak dëmtimi, ndërsa Neymar është i pezulluar nga UEFA. Në prag të takimit trajneri I Paris SG, Thomas Tuchel, ka deklaruar:

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por në të njëjtën kohë edhe një sfidë e madhe. Dua që ekipi të jetë agresiv dhe të luajë shpejt. Lojtarët e rinj që kanë ardhur na ka dhënë mundësinë për shumë zgjedhje. Ne jemi rritur në personalitet dhe eksperiencë. Është koha të kemi besim dhe të marrim fitoret.”

Ndërkohë pa mungesa nuk do të jetë as Real Madrid. Isco dhe Modric me shumë mundësi do të mungojnë, ndërs anga minuta e parë do ta nisë James. Për këtë takim Zidan ka deklaruar:

“Pritet shumë nga kjo ndeshje, por si ne ashtu edhe Paris SG jemi në fillim të sezonit. Tani duhet të improvizojmë, por e dimë që mund të bëjmë më mirë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025