‘Ka ardhur momenti të shpërblejmë të rinjtë’, Mitsotakis: 150 euro për të gjithë ata që vendosin të vaksinohen kundër COVID-19
Foto e një te riu duke u vaksinuar
GREQI- Me qëllim nxitjen e sa më shumë të rinjve për të marrë vaksinën anti-COVID, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka premtuar qytetarëve nga mosha 18-25 vjeç “Kartën e Lirisë”, përmes së cilës do të kenë mundësi të përfitojnë 150 euro shërbime, në teatro, kinema dhe bileta avioni.
Sipas Mitsotakis, është momentin për të shpërblyer të rinjtë, të cilët prej 16 muajsh, po përjetojnë pasojat e pandemisë, në studimet e tyre, shoqërinë, mënyrën e argëtimit dhe udhëtimet.
“Ka ardhur momenti që qeveria të shpërblejë përpjekjet e një kategorie qytetarësh që janë testuar veçanërisht gjatë këtyre 16 muajve dhe unë u referohem afërsisht 940,000 të rinjve tanë nga 18 në 25 vjeç. Ata janë të rinjtë që për kaq shumë muaj kanë studiuar me vështirësim kanë qëndruar larg miqve të tyre, nuk kanë udhëtuar dhe kanë ndryshuar mënyrën e argëtimit.”, u shpreh ai.
Kryeministri grek u shpreh se kjo nuk vjen vetëm si shpërblim për të rinjtë por edhe si një nxitje, që sa më shumë prej tyre të marrin dozat e njërës prej vaksinave anti-COVID.
“Karta e Lirisë”, në të cilën do të përfshihen benefite për të rinjtë të moshës 18-25 vjeç, do t’i jepet qytetarëve të cilët kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.
Këtë muaji, në Greqi ka filluar vaksinimi i qytetarëve mbi 18 vjeç, kjo nënkupton se procesi në vend konsiderohet i suksesshëm.
Gjendja epidemiologjike në vend tashmë është stabilizuar, numri i infektimeve dhe viktimave është ulur ndjeshëm muajit e fundit.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.8%
-
Jo
29.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Virusi HMPV nuk po mbush vetëm spitalet në Kinë, zbulohet një rast edhe në Selanik
8 Janar, 08:53
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Kryepeshkopi Anastas 5 ditë i shtruar në spitalin ‘Ungjillizimi' në Athinë, media greke: Gjendja e tij mbetet kritike
7 Janar, 15:44
-
Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve
6 Janar, 19:57
-
'Zhdukja' e kufirit, grekët dynden në karburantet në Bullgari për naftë e benzinë të lirë
6 Janar, 17:15
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës
6 Janar, 09:10
-
U shtrua në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Vizitohet nga kryeministri grek Mitsotakis!
5 Janar, 19:22
-
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis
5 Janar, 07:42
-
Greqi/ Arratisja e 2 shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, policia 'në këmbë' për kapjen e tyre! Media: Janë parë nga qytetarët
4 Janar, 20:23
-
Inteligjenca artificiale zbërthen tekstet e lashta
4 Janar, 16:52
-
U dërgua për mjekim në Greqi, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje shëndetësore të qëndrueshme! Ministri i Jashtëm grek dhe Kryepeshkopi i Athinës i shkojnë për vizitë
4 Janar, 15:23