TIRANE - Ekipi kombëtar i futbollit nesër do të marrë formë të plotë, pasi trajneri Gianni De Biasi do të publikojë listën e plotë të futbollistë që do të grumbullohen për ndeshjen me Norvegjinë që do të zhvillohet më datë 7 qershor në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’.
Nesër në një konferencë për mediat në ambjentet e FSHF, De Biasi do të prezantojë ndër të tjera edhe mesfushorin e talentuar shqiptar që luan në Greqi, Ergys Kace, i cili vesh për hrë të parë fanellën kuqezi.
Debutimin me kombëtaren, Kace pritet që ta nisë nga minuta e parë në fushë duke parë edhe mungesat mjaft të rëndësishme në këtë repart në një ndeshje vendimtare. Në prag të ndeshjes me ekipin nordit, Kace shprehet se sfida do të jetë tejet e rëndësishme për objektivat e kombëtares, por edhe mjaft e vecantë për atë personalisht.
“Norvegjia është një ekip mjaft i fortë ,duhet të bëjmë mjaft kujdes. Shpresoj që të jem në formacionin e parë për të dhënë maksimumin në fushë. Uroj që debutimi të jetë pozitiv. Një fitore na afron më shumë me kampionatin botëror të Brazilit.
Do të japim gjithcka në fushë, grupi është në formë të mirë dhe ndeshja zhvillohet përballë tifozëve kuqezi, ç’ka e bën më të lehtë sfidën” deklaron ai. Për Kaces, kombëtares në Durrës do të bashkohen edhe disa futbollistë të tjerë, pasi kanë përfunduar aktivitetet me ekipiet e tyre, mes të cilëve është edhe mbrojtësi i Empolit, Hysenaj.
E ndërsa përgatitjet për sfidën e së premtes vazhdojnë në Durrës, tifozët kuqezi në anën tjetër vazhdojnë të përgatisin dekorin. Mbrojtësi I ekipit kombëtar, Mërgim Mavraj, deklaron se do të jenë tifozët që do të bëjnë diferencën në fushë. “Tifozat Kuqezi janë lojtari më i mirë që kemi në fushë për një ndeshje të tillë.
Përkrahja e tyre është decizive në një 90’ të tillë që vendos pikat mbi ‘i’ mbi kualifikimin”. Mavraj do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes së bashku me Osmanin ose Currin në mungesë të Lorik Canës që është i pezulluar për shkak të kartonave.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com