TIRANE - Dita e djeshme ka qenë tepër e veçantë për mesfushorin e ekipit të PAOK-ut që luan në Greqi, Ergus Kace, pasi ka festuar 20 vjetorin. Në praninë e shumë miqve, shokëve të ekipit dhe të afërmeve, por edhe mesazhe të shumta të urimit nga kombëtarja dhe Federata, Kace ka qenë në qendër të vëmendjes maksimalisht dje.
Drejtuesit e ekipit të PAOK-ut përmes një komunikate në faqen zyrtare i ka uruar ditëlindjen futbollistit shqiptar duke uruar jetë të gjatë dhe suksese në karrierë. Drejtuesit e cilësojnë Kacen si një nga futbollistët me premtues për të ardhmen dhe si një nga talentet më të rëndësishëm që ka zbuluar ky ekip.
Madje e cilësojnë edhe si gur themeli në ekipin e De Biasit për kualifikimin në kampionatin botëror të Brazilit 2014. Ndërsa Bekim Bala pas një sezoni negativ në kampionatin çek me Spartën e Pragës është larguar për të kaluar në kampionatin polak ku do të luajë me Jagiellonia.
Bala është prezantuar dje dhe kjo do të jetë eksperienca e tretë jashtë Shqipërie për ish sulmuesin e Tiranës dhe Vllaznisë, duke parë që më parë ka luajtur edhe në Turqi me Gencerbirligi. Sulmuesi është transferuar në mënyrë definitive te Jagiellonia, por ende nuk dihet shifra zyrtare e këtij transferimi, e cila mendohet nga 500-600 mijë euro.
Shkodrani luajti 15 ndeshje duke shënuar 3 gola në Gambrinus League dhe ka zhvilluar shtatë ndeshje në Europa League duke shënuar një gol ndaj Athletic Bilbao në fitoren 3-1.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com