Kaçe: Pres me padurim
fitoren kundër Norvegjisë

TIRANE - Bindja e Ergys Kaçes për të luajtur me ekipin kombëtar të futbollit duke refuzuar njëherë edhe përgjithmonë Greqinë është një triumf me shumë mund i arritur nga FSHF pas largimeve të Kones dhe Ninisit në Greqi, por edhe Kabashit në Itali.

Suksesi për afrimin e Kaçes ka lehtësuar paksa dhimbjen e kokës për trajnerin De Biasi, i cili për ndeshjen më kryesore të tij me Shqipërinë duhet të bëjë pa shumë futbollistë cilësore duke filluar nga kapiteni Cana, Meha, Kukeli, Roshi, por edhe Lila që po shkëlqen në Greqi në këto momente.

Megjithatë Kaçe duke se është blerja e duhur për t’i dhënë një odrë sukesit ndaj nordikëve më 7 qershor në Tiranë. Pas pranimit të ftesës në kombëtare ka reaguar për herë të parë edhe vetë futbollisti me origjinë nga Korca duke deklaruar se mezi pret që të zbresë në fushë për këtë ndeshje.

Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ mesfushori me tipare mbrojtëse dhe organizator i spikatur në mesfushë, ose më saktë një futbollist alla Prilo shprehet se pret me padurim datën 7 qershor “Do të luaj ndaj Norvegjisë, dëshira ime më e madhe është t’iu kthej ngazëllimin e Oslos, Tifozave Kuq e Zi.

Në atë moment ku Hamdi Salihi na ngriti në këmbë të gjithve, i cili është i paharrueshëm për të gjithë. Dua të kontriboj për një fitore kundër Norvegjisë” shkruan mesfushori në faqen e tij. 161 Cm i gjatë është Ergys Kaçe. Do të jetë futbollisti më i shkurtër i Kombëtares, pasi deri më sot atë rol e mbante Hyka, me 168 cm.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/sqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti