Ergys Kaçe është shpallur futbollisti më i mirë i ri për vitin kalendarik 2013. Mesfushori i talentuar shqiptar edhe pse nuk luajti për një pjesë të konsiderueshme të sezonit, pas incidentit me bluzën me logon e UCK-së,
anëtarët e Federatës Greke të Futbollistëve Profesionistë kanë vendosur të vlerësojnë shqiptarin për paraqitje mjaft të mirë që ka bërë. Në deklaratën e tij,
pas marrjes së çmimit, Kaçe falenderoi shokët e ekipit, dhe tifozët e PAOK-ut për mbështetjen. “Falenderoj Federatën e Futbollistëve Profesionistë dhe futbollistët që më dhanë këtë çmim.
Dua gjithashtu të falenderoj dhe trajnerët e mi, lojtarët dhe PAOK-un që më dha mundësinë të arrij deri këtu. Këtë trofe ja dedikoj familjes time dhe tifozëve të PAOK-ut
që më ndihmuan dhe më mbështetën gjatë kësaj periudhe. Ju uroj të gjithëve një vit sa më të mbarë dhe me shëndet”.
Kaçe ishte pranë largimit nga PAOK në merkaton e dimrit, por drejtuesit e klubit vendosën që ta mbajnë, pasi nuk ishin të kënaqur me ofertat.
/Shqiptarja.com