Kaçe u kërkon ndjesë ekipit dhe
tifozëve të PAOK për fanellën e UÇK

Kaçe u kërkon ndjesë ekipit dhe<br />tifozëve të PAOK për fanellën e UÇK
Ergys Kaçe, i thirrur për të bërë apologjinë përpara bordit drejtues të PAOK dhe komisionit disiplinor të ekipit sot në mesditë ka deklaruar se "I kërkon ndjesë ekipit për telashet e krijuara!", në lidhje me foton e publikuar në rrjetin social "Facebook" ku ai pozonte me fanellën e UÇK.

Kaçe doli të hënën para bordit drejtues dhe komisionit disiplinor të ekipit ku luan, që ende nuk ka shpallur një vendim nëse do të marrë masë disiplinore dhe çfarë mase do të jetë ajo.

Gjithsesi, deri në shpalljen e këtij vendimi, Kaçe do të jetë i pezulluar nga ekipi i parë.

Në një intervistë për televizionin sportiv "NOVA", Kaçe ka deklaruar: “Në apologjinë time përpara bordit dhe komisionit disiplinor thashë se nuk e dija çfarë ishte ajo që vesha, e bëra thjesht ngaqë pashë flamurin, nuk më shkoi mendja se çfarë mund të ishte ajo. Po ta dija, nuk kisha për ta veshur. Këtu jetoj, këtu jam rritur, këtu shkova në shkollë”.

Ergys Kaçe i ka kërkuar ndjesë ekipit, por edhe grekëve pasi është përballur me zhurmën dhe reagimet që kjo çështje krijoi në Greqi.

Më tej Kaçe ka deklaruar në intervistën e tij se: “Do të doja të kërkoj ndjesë nga ekipi për telashet që krijova, por edhe nga grekët. Me të vërtetë e respektoj Greqinë, miqtë e mi më të shumtë janë grekë dhe nuk do të doja që këtu të kenë mendim të keq për mua e të thonë gjëra të ndryshme. Kam ardhur në Greqi në moshën 2 vjeç dhe nuk e njoh mirë historinë e vendit tim. Kur shkoj me kombëtaren shqiptare, më tallin ngaqë nuk e flas mirë gjuhën, ndërsa tani po mësoj mirë e mirë edhe himnin”, tha ai.

Kaçe ka instituar se fotografinë nuk e kishte publikuar ai. Madje lidhur me komentet e ndryshme, ka thënë se "do të ishte idiot po t’i kishte shkruajtur vetë ai".

Mediat greke e  “transferojnë” Kaçen në kampionatin italian, ndërsa vetë futbollisti shqiptar thotë se ndoshta largohet nga PAOK-u, por kjo siç thotë, varet nga presidenti i klubit dhe tifozëria.

Ndërkaq, në përfundim të intervistës te "Novasport", Ergys Kaçe është shprehur i bindur se PAOK do të marrë vendimin më të mirë, “si për të, ashtu edhe për ekipin”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet Elvis Kosova

Mashtroi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet Elvis Kosova