'Ka diplomatë që veprojnë si terroristë'/ Dëbimin e diplomatëve iranianë e paralajmëroi tre ditë më parë Pandeli Majko

'Ka diplomatë që veprojnë si terroristë'/ Dëbimin e diplomatëve iranianë e paralajmëroi tre ditë më parë Pandeli Majko

Largimin e ambasadorit iranian dhe një diplomati nga vendi ynë (Lexo këtu) e ka paralajmëruar tre ditë më parë ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë mësuar se Majko ka qenë i ftuar në konferencën vjetore të MEK në Manzë nga ku ka deklaruar se në vendin tonë ka diplomatë që veprojnë si terroristë ndaj të cilëve duhen ndërmarrë veprime. 

"Një pyetje e ndershme është se, pse ndodhet ambasada e regjimit iranian në Tiranë ndërsa edhe ju jeni në këtë vend? Përgjigjja është se jeni të ndryshëm sepse përfaqësoni popullin iranian dhe të ardhmen e Iranit", ka thënë Majko në konferencën e MEK.

"E ardhmja e Iranit dhe Lindjes së Mesme do të jetë nën udhëheqjen e Maryam Rajavi-t", vuri në dukje ai. "Ka diplomatë që veprojnë si terroristë. Veprimet duhen ndërmarrë për këtë gjë. Kjo melodi e dëgjuar në Tiranë është kënga e lirisë, e cila gjithashtu duhet të luhet edhe në Iran. Dhe këtu, ju keni realizuar një mrekulli duke ndërtuar këtë qytet në më pak se një vit", ka deklaruar ish-kryeministri Pandeli Majko nga konferenca vjetore e MEK në Manzë.


Lajmi kryesor:

Tirana dëbon ambasadorin e Iranit, SHBA: Tentoi sulme terroriste në Shqipëri, mbështesim Ramën


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë