Ka dramë shqipe, por
a ka vlera, kjo është çështja
As debatet e ngritura prej vitesh, as konkursi kombëtar enkas për dramën shqipe i ngritur 10 vjet më parë nuk çoi dot në zgjidhjen e problemit të mungesës së dramës shqipe në Teatrin Kombëtar.
TIRANË- As debatet e ngritura prej vitesh, as konkursi kombëtar enkas për dramën shqipe i ngritur 10 vjet më parë nuk çoi dot në zgjidhjen e problemit të mungesës së dramës shqipe në Teatrin Kombëtar. Madje në dhjetëvjeçarin e fundit kjo krijimtari nuk ka hedhur as një hap më përpara. Përpjekjet e Dhimitër Anagnostit, Stefan Çapalikut, Rikard Ljarjas, Mihal Luarasit, Aqif Mulliqit etj, etj mbetën të shpërfillura përballë politikave të drejtimit të Teatrit Kombëtar prej më shumë se dhjetë vitesh.
Dramaturgjia shqiptare tashmë është një art në rrezik. Përkundrejt këtij rreziku është vendosur akt reformues: “Takimi mbarëkombëtar për dramaturgjinë shqipe” që ka nisur të zhvillohet pasdite rreth katër orë në Tiranë, ku janë thirrur për të diskutuar mbi çështjet e dramës shqiptare dramaturgë, regjisorë, kritikë arti dhe aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Me gjithë indiferencën e një pjese të profesionistëve të fushës, sipas ministres së kulturës Mirela Kumbaro nisma vlen.
“Besoj se kjo është një nismë shumë e mirë, pikërisht për të startuar këto lloj tubimesh rreth një problemi, rreth një ideje. Jemi këtu për të folur pro dhe kundër, sepse kjo është e bukura e një debati, sepse nëse do të flasim të gjithë me të njëjtin zë, bota do të ishte shumë e shëmtuar dhe kultura nuk do të ishte kulturë”, u shpreh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
“Shpresoj që të jetë një takim, nga i cili të nxjerrim ide dhe, për një moment të vetëm, të harrojmë ato inatet që kemi me njëri-tjetrin dhe të na shpërbejë ky takim për të ndërtuar strategji, për të hedhur ide”, deklaroi Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar. Gjatë dy ditëve të takimit, tre shtyllat kryesore të diskutimit do të jenë: problemet me të cilat ndeshen autorët e dramaturgjisë shqipe; teatri dhe drama shqipe, ku do të shtjellohet dhe projekt-ideja për ngritjen e laboratorit të dramës shqipe.
Konkluzionet e këtyre debateve do të njoftohen për median të enjten. Rrjedha e debateve ka nisur sipas moderimit të dramaturgut dhe gazetarit të njohur Bashkim Hoxha. Pyetja thelbësore shtroi moderatori Hoxha për diskutim në tryezën e këtij takimi është: A ka ardhur koha për një bashkëpunim më gjithëpërfshirës midis vetë krijuesve, për diskutime serioze e debate që lidhen me krijimtarinë, duke shmangur vështrimet lokale? A ka ardhur koha e integrimit midis vetes?, etj.
Realisht drama shqipe lëvrohet nga dramaturgët, madje ka prurje të mëdha. Në konkursin e 100-vjetorit të Pavarësisë janë paraqitur 31 drama, 15 drama të tjera paraqiten në konkursin e përvitshëm për Dramë Kombëtare “Katarina Josipi” në Prishtinë për çdo vit konkurrojnë autorë të ndryshëm me mbi 50 vepra. Ka prurje të dramës shqipe, por a ka vlera kjo është çështja. Takimi për këto probleme që do të vijojë sërish sot në orën 9.00 të paradites në Teatrin Kombëtar.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
22.9%
-
Njësoj
14%
-
Më keq
63.1%
Vota total: 3390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Boksierja italiane bie në gjunjë dhe qan pasi e rrahu një 'mashkull biologjik': Nuk kam ndjerë kurrë një grusht aq të fortë (VIDEO)
1 Gusht, 15:39
-
Protesta e banorëve në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, policia procedon 5 persona
1 Gusht, 15:38
-
Skandali me mikrokreditë! BSH reagon pas letrës së Begajt: S'kemi lejuar paligjshmëri! Kemi përmirësuar kuadrin rregullativ mbikëqyrës për blerjen e kredive me probleme
1 Gusht, 15:36
-
Paris 2024/ Turku 51-vjeçar trazon rrjetet sociale, i befason të gjithë me paraqitjen e pazakontë dhe fiton medaljen e argjendtë
1 Gusht, 15:24
-
Sezoni turistik! Italia ul çmimet për shkak të konkurrencës nga Shqipëria, “Corriere Della Sera”: Një shezlong kushton 10 euro në ditë
1 Gusht, 15:23
-
SPAK zbulon aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan: Kryen 6 vrasje e vjedhjen e 10 mln eurove në Rinas! Sekuestrohen 1 mln euro cash
1 Gusht, 15:17
-
Bloomberg: Rusia liron gazetarin amerikan Evan Gershkovich
1 Gusht, 15:07
-
Itali/ Traktori përmbyset dhe e zë poshtë, humb jetën fermeri shqiptar
1 Gusht, 15:06
-
AKU tërheq nga tregu djath mozzarella me datë të skaduar dhe vezë të lëngshme me salmonelë
1 Gusht, 15:00
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht, 14:45
-
Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Ekuadori në Europë! ‘Koka’ e organizatës Dritan Gjika
1 Gusht, 14:43
-
Kineastë nga mbarë bota mbërrijnë në Prizren për “Doku-Fest”, 103 filma garojnë në 8 programe
1 Gusht, 14:41