Ka fituar 2 herë Europa League, sulmuesi i kombëtares shqiptare prezantohet në Suedi

Ka fituar 2 herë Europa League, sulmuesi i kombëtares shqiptare prezantohet në Suedi

Arbnor Muçolli

Arbnor Muçolli është sulmuesi më i ri i IFK Goteborg në elitën e Suedisë. Anësori 23-vjeçar ka lënë Vejlen në Danimarkë dhe është bashkuar me një nga klubet historike të Suedisë, me këta të fundit që kanë fituar 18 herë kampionatin dhe dy herë Kupën UEFA (1981-82 dhe 1986-87).

Kontratë 3-vjeçare për sulmuesin, që ka luajtur 10 ndeshje me U-21 e Shqipërisë dhe tre ndeshje me Kombëtaren A. I dalë nga moshat e Vejles, prej 2017 ai ka qenë pjesë e ekipit të parë, duke qenë golashënues i ekipit.

"I jam përjetësisht mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kam marrë gjatë kohës sime te Vejle. Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm që nuk do t’i harroj kurrë. Ka qenë një nder i madh për mua që kam qenë në gjendje të vesh fanellën e kuqe dhe të luaj për një klub kaq tradicional në Danimarkë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët, menaxherët me të cilët kam takuar dhe luajtur gjatë kohës sime te Velje, dhe jo më pak të gjithë ata që kanë kontribuuar dhe bëjnë një punë të shkëlqyer. Të dua Vejle", shkruan Muçolli.legjio

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen