Shtatë shkelje të pretenduara të Kushtetutës numëroi Gazment Bardhi, teksa njoftoi depozitimin e një kërkesë për shkarkimin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj. Për kreun e grupit parlamentar të PD shkelja e parë e rëndë lidhet me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Tiranë.
“Presidenti ka konsumuar 7 shkelje Kushtetuese të rënda. Konkretisht, shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e Presidentit, janë dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Ka ndërhyrë në mënyrë brutale tek kompetencat e pushtetit vendor. Në 35 vite demokraci, është zhveshur gjykata Kushtetuese. Presidenti i Republikës Bajram Begaj në këtë shkelje të evidentuar nga ne, ka kryer shkelje të Kushtetës. Ai ka futur në ngërç kushtetues, zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke shkaktuar konfuzion të zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e gjyqësorit, duke përdorur juridiksionin”, tha Bardhi.
Kërkesa e Presidentit në Kushtetuese për sqarimin e mandatit të anëtarëve të kësaj gjykate, dekretimi i Diellës ministre, dekretimi i ligjit për komisionet hetimore, apo edhe akuzat se lejoi përfshirje të trupës diplomatike dhe kabinetit të tij në zgjedhje për Partinë Demokratike janë arsye që Begaj të mos jetë më kreu i shtetit.
“Ka dekretuar në mënyrë antikushtetuese ligjin për komisionet hetimore, duke injoruar fuqinë detyruese të disa vendime të Kushtetueses.Dekretimi i Diellës në kundërshtim me ligjin. Begaj ka kryer shkelje të rëndë se ka cenuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushtetit, ka krijuar një strukturë të re ministrore dhe i ka caktuar kryeministrit përgjegjësi të reja përtej asaj që lejonte Kushtetuta.
Ka lejuar përfshirjen e trupit diplomatik të Shqipërisë të akredituar në disa shtet, në aktivitete politike zgjedhor të PS, duke mundësuar pabarazinë e garës zgjedhore të 11 majit dhe duke lejuar shkrirjen e shtetit me partinë në pushtet. Begaj ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës, ka cenuar barazinë e palëve në zgjedhje. Dështoi të ruante rolin neutral të tij mbi palët.
Ka ndërhyrë në mënyrë antikushtetuese përmes kabinetet të tij në zgjedhje. Ka lejuar angazhimin e kabinetit në procesin e administrimit të zgjedhjeve në faza të mëhershme nga faza ku futet në lojë institucioni i republikës, duke konsumuar ndërhyrjeje flagrante antikushtetuese”, theksoi Bardhi.
Begaj akuzohet nga opozita se ka humbur fuqinë apo të drejtën e qeverisjes së pavarur duke u vënë në dispozicion të urdhrave të kryeministrit Edi Rama.
"Po ashtu ne jemi të bindur se Begaj nuk mund të vazhdojë më të jetë de juro kryetar shteti dhe përfaqësues i popullit që në fakt de facto e ka humbur prej kohësh", tha Bardhi.
Një tjetër akuzë e lëshuar nga PD përfshin dhe të birin e presidentit Begaj. Gazment Bardhi tha se djali i presidentit 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë shteti me studime dhe gjithashtu i punësuar atje, rezulton dhe në Shqipëri i punësuar faktikisht në një kompani private sigurimesh nga ku merr një rrogë mujore të barabartë me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë. Kjo kompani thotë Bardhi, përfiton tendera nga presidenca e merr mijëra euro në vit nga institucioni i shtetit, ndërsa theksoi se do ti drejtohen SPAK.
“I jep tenderët dhe kompania punëson një 23 vjeçar që s’ka lidhje me fushën e sigurimeve. Bëhet fjalë për një vlerë mijëra euro që djali i presidenti përfiton çdo vit nga kjo kompani që nga ana tjetër merr mijëra euro çdo vit nga institucioni i presidentit të republikës. Këtu nuk jemi për krimin e rëndë që ka kryer presidenti, do ta trajtojmë me një kallëzim të detajuar që do i dërgojmë SPAK”, tha Bardhi.
Begaj sipas kreut të grupit demokrat meriton të shkarkohet edhe pse sipas tij denigroi institucionin, pasi duke qenë në detyrë ka marrë rroga si konsulent në një klinikë private dhe si pedagog në Akademinë Ushtarake. Bardhi theksoi se dypunësimin ia ndalon Kushtetuta.
“Ditën bën presidentin e Republikës, pasdite paguhet nga rrjeti i klinikave private Acibadem siç deklaron vetë të ardhurat çdo vit. Ky është niveli i presidentit të Republikës dhe ne ndjejmë keqardhje që një individ nuk pëmbush asnjë standart etik, integriteti e profesionalizmi sot është kreu i Shtetit.
Deklaron dhe e si pedagog, shkon jep dhe mësim se është shumë i ditur. Jep mësim tek Akademia e Forcave të Armatosura. Ku ka lek, do të gjeni Bajram Begajn”, tha Bardhi.
Shkarkimi i Presidentit të Republikës, sipas nenit 90 të Kushtetutës së vendit, bëhet vetëm për shkelje të rënda të ligjit themelor dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit bëhet nga të paktën 35 deputetë dhe duhet miratuar në seancë plenarë nga të paktën 94 ligjvënës. Por shkarkimi eventual nga Kuvendi në të gjitha rastet i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila është ajo që vërteton fajësinë dhe deklaron shkarkimin e Presidentit nga detyra
Partia Socialiste iu përgjigj menjëherë Partisë Demokratike, pasi depozitoi në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Përgjigja ishte e qartë nga kreu i grupit të PS i cili tha se Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se nuk do të shkarkohet.
Me ironi, Balla tha se PD nuk ka lënë institucione pa kërkuar shkarkimin e drejtuesve, duke thënë se kësaj radhe do kërkojnë edhe shkarkimin e Pëllumb Pilinçit.
“Nuk merrem me thashetheme. Bardhi: Begaj është i paburrë. Unë po u them që kjo që sapo pashë nuk lidhet me personin qe ka thënë, rëndisi ka të ketë edhe etikë institucionale.
Nuk ka kryer asnjë shkelje dhe s’do shkarkohet. Madje Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. A ka ngelur ndonjë institucion që nuk ka kërkesë për shkarkim? Më thanë që kanë bëtë kërkesë për shkarkimin e Pëllumb Pilinçit. Duan ta shkarkojnë dhe atë”, tha Balla.
Shkarkimi i Presidentit të Republikës, sipas nenit 90 të Kushtetutës së vendit, bëhet vetëm për shkelje të rënda të ligjit themelor dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit bëhet nga të paktën 35 deputetë dhe duhet miratuar në seancë plenarë nga të paktën 94 ligjvënës. Por shkarkimi eventual nga Kuvendi në të gjitha rastet i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila është ajo që vërteton fajësinë dhe deklaron shkarkimin e Presidentit nga detyra.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e akuzoi presidentin Bajram Begaj se është i punësuar në një rrjet klinikash mjekësore.
“A e dini ju se presidenti, ndërkohë që është president, resulton të jetë i punësuar dhe merr të ardhura nga një klinikë private mjekësore. Pra, ditën bën presidentin e Republikës, pasdite paguhet nga rrjeti i klinikave private Acibadem siç deklaron vetë të ardhurat çdo vit. Ky është niveli i presidentit të Republikës dhe ne ndjejmë keqardhje që një individ nuk pëmbush asnjë standart etik, integriteti e profesionalizmi sot është kreu i Shtetit. S’dimë ta quajmë presidenti paradite dhe mjekun pasdite. Nuk kishte ndodhur kjo me asnjë president më parë. Ky është paradite president, dhe pasdite shkon për 200 euro si konsultent në rrjetin e klinikave private.”, tha Bardhi.
Sipas Bardhit, presidenti jep mësim edhe te Akademia e Forcave të Armatosura
“Presidenti në vitin 2022, 2023, 2024 deklaron të ardhura nga kjo kompani private. I deklaron dhe e si pedagog, shkon jep dhe mësim se ëhtë shumë i ditur. Jep mësim tek Akademia e Forcave të Armatosura. Ku ka lek, do të gjeni Bajram Begajn.”, shtoi Bardhi.
PD ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë nga Kuvendi akuzoi Begajn se i jep tenderë miliona euro një kompanie sigurimesh e cila, që prej emërimit të tij si president, ka punësuar fiktivisht të birin e Begajt. Bardhi tha se djali i tij jeton jashtë shtetit dhe është i punësuar jashtë, aty ku kryen edhe studimet, ndërkohë që rezulton i punësuar edh enë kompaninë që fiton tenderët në Presidencë.
“Përfitimet personale dhe të të birit aq sa për këtë shkelje dyshohet se ka kryer një krim të rëndë të cilin PD do i drejtohet SPAK. Në kundërshtim me nenin 11, 86, 88 dhe 89 të Kushtetutës, ka krijuar gjendje konflikti interesi që cenon konkurrencën e lirë në treg duke i dhënë përfitime të prokurimeve publike të presidencës kompanisë private ku është punësuar i dyshuar në mënyrë fiktive, djali i tij, pas emërimit të Begajt si presidenti. Djali i presidentit të republikës vetëm 23 vjeç, ndërkohë që ndodhet jashtë vendit, sipas dokumenteve tona rezulton me studime dhe i punësuar jashtë Shqipërisë, njëkohësisht, rezulton se është i punësuar në një kompani sigurimesh brenda territorit Shqipërisë, me një pagë që është dyfishi i pagës mesatare që kanë punonjësit në këtë kompani. Vetëm 23 vjeç, por do duhet të verifikoni pagat e kompanisë, ka pagë të barabartë me drejtorin e përgjithshëm të kompani dhe dy drejtorët e departamenteve. I jep tenderët dhe kompania punëson një 23 vjeçar që s’ka lidhje me fushën e sigurimeve. Bëhet fjalë për një vlerë mijëra euro që djali i presidenti përfiton çdo vit nga kjo kompani që nga ana tjetër merr mijëra euro çdo vit nga institucioni i presidentit të republikës. Këtu nuk jemi për krimi e rëndë që ka kryer presidenti, do ta trajtojmë me një kallëzim të detajuar që do i dërgojmë SPAK”, tha Bardhi.
Komente












Me te vertete,Begaj duhet te sqaroje punen e djalit,sa per ate dypunesimin e Begajt,mund te jete nje shkelje kushtetuese,por nuk e shikoj te rende, sa kohe qe nuk ka perfitime si president. Deri tani nuk eshte permendur ndonjehere dypunesimi i presidentit nga asnje njeri dhe ne kohen e celularit,kur cdo gje behet lajm ne dy sekonda,me duket pak e cuditshme dhe opozita qe e dinte,nuk na e beri te ditur me pare edhe pse eshte shkelje kushtetuese dhe duket se e ka ruajtur kete /sekret/ per t'a perdorur si /hakmarrje/ ne lidhje me zgjedhjet e Tiranes.S.d.q ceshtja e djalit me duket shkelje shume me e rende se dypunesimi i presidentit dhe Begaj duhet te jape sqarime.
PërgjigjuE rende, begaj te sqarohet
PërgjigjuMazhorances qe i del ne mbrojtje ketij palaco president qe shet bythen dhe dinjitetin e shtetit per nje rroge duke shkelur kushtetuten, I ka mbetur te presi diten Kur te sulmohet me kallash dhe antitank.
PërgjigjuE tmerrshme! Dinjiteti i nje shteti ne dore te Ramaduros, perverset qe emeron Ramaduro nuk dine cfare bejne, shesin bythen per dy lek te turqit dhe kushdo qe i del para. Dhe nje tufe perversesh qe i sdalin ne mbrojtje antishtetit, ne nje kohe Kur keta per interesa personale te rendomta japin toka dhe ndertesa publike per cdo lloj privati te huaj qe hap biznes ne Shqiperi. Dhe ne fund komentuesit e partise bashke me te tjeret paguajne haremin e Begajt, Ramaduros dhe kompani.
PërgjigjuBardha! Kur zoti ILIR METAJ dhunoj rojet e selisë së Partisë Socialdemokrate për tja dhënë një sigurimsi pse ju nuk e shkarkuar atë derr President.
Përgjigju