Partia Socialiste iu përgjigj menjëherë Partisë Demokratike, pasi depozitoi në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Përgjigja ishte e qartë nga kreu i grupit të PS i cili tha se Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se nuk do të shkarkohet.
Me ironi, Balla tha se PD nuk ka lënë institucione pa kërkuar shkarkimin e drejtuesve, duke thënë se kësaj radhe do kërkojnë edhe shkarkimin e Pëllumb Pilinçit.
“Nuk merrem me thashetheme. Bardhi: Begaj është i paburrë. Unë po u them që kjo që sapo pashë nuk lidhet me personin qe ka thënë, rëndisi ka të ketë edhe etikë institucionale.
Nuk ka kryer asnjë shkelje dhe s’do shkarkohet. Madje Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. A ka ngelur ndonjë institucion që nuk ka kërkesë për shkarkim? Më thanë që kanë bëtë kërkesë për shkarkimin e Pëllumb Pilinçit. Duan ta shkarkojnë dhe atë”, tha Balla.
Shkarkimi i Presidentit të Republikës, sipas nenit 90 të Kushtetutës së vendit, bëhet vetëm për shkelje të rënda të ligjit themelor dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit bëhet nga të paktën 35 deputetë dhe duhet miratuar në seancë plenarë nga të paktën 94 ligjvënës. Por shkarkimi eventual nga Kuvendi në të gjitha rastet i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila është ajo që vërteton fajësinë dhe deklaron shkarkimin e Presidentit nga detyra.
Lajmi kryesor:
PD kërkon shkarkimin e Begajt: 7 shkelje, dekretoi zgjedhjet në Tiranë e Diellën! Presidenti i punësuar në klinikë private, ia ndalon Kushtetuta (VIDEO)











