Ka mbetur gërmadhë! Kryefamiljari në çadër: Të shembet shtëpia e dëmtuar nga tërmeti, rrezikon fëmijët (VIDEO)

Besim Bardhi nga fshati Bubq në rrethin e Kujës kërkon që t'i shembet banesa e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shndërruar në gërmadhë. Pjesë kolonash betoni dhe shufra hekuri vijojnë ende të qëndrojnë të varuara në këtë ndërtesë.

Kryefamiljari Besim Bardhi kërkon shembjen e banesës totalisht pasi ai thotë që rrezikohen jo vetëm familja e tij, por edhe fëmijë të cilët mund të futën në atë shtëpi.

"Ka ngelur një gërmadhë, që nuk po e shemb kush. Ne rrezikohemi se njerëz jemi lëvizim dhe mund të na rrezikojë, por rrezikohen dhe fëmijët sepse lëvizin rreth murit ose dhe futen brenda në ndërtesë", tha Besim Bardhi

1579177983_shtepia.jpg

Ndërkohë edhe bashkëshortja, Fatime Bardhi thotë që mund të futet ndonjë person për të marrë hekur nga ndërtesa e shkatërruar dhe mund t'i rrezikohet jeta. Gjithashtu Fatmja tregon që familja e tyre po qëndron në një çadër pas tërmetit të 26 nëntorit dhe bën apel që t'i rindërtohet shtëpia.

"Ta shembin mos të na bëjë nai dëm. Njerëz jemi lëvizim dhe mos vjen ndonjë merr nai hekur e futet ose dhe fëmijët rrezikohen. Ne këtu po rrimë në një çadër. Nuk kam nevojë për ushqime unë dua shtëpinë", tha Fatime Bardhi

Shumë familje në zonat rurale që kanë humbur banesat nga tërmeti i 26 nëntorit nuk pranojnë të largohen nga fshati pasi kanë edhe bagëtitë ku nuk kanë ku t'i lënë. Ndaj prej rreth 2 muajsh ata qëndrojnë në çadra.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre