'Ka rritje të shifrave të turizmit por duhet referuar saktë', Besnik Vathi në 'Studio Live': Shqipëria hyn tek vendet me çmime të ulëta në rajon

Turizmi në Shqipëri pritet të ketë një tjetër ‘bum’ këtë sezon veror teksa parashikimet duken premtuese dhe më shumë se vitin e shkuar, ku raportohen për 10 milionë vizitorë.

Kreu i tur-operatorëve nw vend, Besnik Vathi në ‘Studio Live’ u tregua disi skeptik për shifrat e dhëna nga qeveria për 10 milion turistë vitin e shkuar apo 14 milion që priten këtë vit. Për Arbër Hitajn, ai shprehet se kemi të bëjmë me një rrëmujë mediatike.

'Pavarësisht se jam nga personat që them se ka rritje të turistëve, jam skeptik sa i përket shifrave. Duhen rishikuar, riparë. 10 milionë apo 14 milion këtë vit, janë jo vetëm të pasakta por sjellin edhe probleme të natyrës të rrëmujës që mund të bëhet nami, por mbyten plazhet po rritet çmimet e apartamenteve apo çmimet e konsumit. Efektet e rritjes së turizmit duhet të studioheshin në raporte më të sakta pa shkaktuar konfuzion apo rrëmujë mediatike.'

Vathi thekson se aeroporti i Rinasit tashmë është një aeroport rajonal dhe këtu vijnë shumë udhëtarë tranzit drejt vendeve të tjera të cilët mund të shtohen tek shifrat e 10 milionëve.

'Kemi rritje por duhen referuar saktë. Nuk është rritje nëse këtë vit shtetasit e Kosovës do fluturojnë më shumë nga Tirana pasi nuk kanë nevojë për vizë drejt Spanjës apo Italisë përmes Tiranës. Aeroporti i Tiranës është aeroport rajonal që tërheq udhëtues, për të kapur destinacione turistike si Mal i Zi apo Maqedonia dhe te ne të jenë thjesht kalimtarë. Për momentin deri më tash nuk është se janë vërejtur problemet e turizmit, zakonisht vijnë nga mesi i qershorit deri në fund të gushtit.'

Sakaq, Vathi shton se numri më i madh i shtretëve është në zonën Durrës-Kavajë dhe aty pritet numri më i madh i turistëve.

'E dimë që inventari më i madh hotelier është në zonën Durrës-Kavajë, përmban numrin më të madh të shtretërve për pushime në plazh. Do ketë më shumë turistë. Madje edhe kontratat me garanci në hotelet janë në masën më të madhe 70-80% me hotelet e kësaj zone. Hotelet e tjera përfitojnë nga turizmi individual apo më pak nga turizmi me charter. Do shpresoja që Velipoja apo Shëngjini të përfitonin nga ndërtim i urës së Bunës mes Malit të Zi dhe Shqipërisë që do rriste fluksin në Velipojë. Shpresoj të përfundoj sa më shpejt.'

Për Vathin me rëndësi do të ishte ndërtimi i aeroportit të Gjirokastrës që do i rriste shumë vlerat turizmit në Sarandë.

'Infrastrukturat, madje dhe aeroporti i Gjirokastrës do jetë me shumë vlerë për Sarandën. Do e bënte destinacion më të kërkuar. Dhe investimet do ishin shumë më të mëdha. me resorte dhe kështu do mbyllej zona e jugut.'

Çmimet janë një faktor kyç në ecurinë e turizmit dhe Vathi nënvizon se Shqipëria hyn tek çmimet e ulëta në rajon.

'Në Shqipëri janë çmime më të ulëta nëse i krahasojmë me dy vendet kufitare. Çmimet më të larta janë në Kroaci, vijnë e ulen në Malin e Zi, në Greqi më të ulëta, Shqipëria i ka edhe më të lira. Faktoi çmim në nga faktorët kryesor që Shqipëria ka rritje dy vitet e fundit. Është ulur çmimi i fluturimeve drejt Shqipërisë. Të vije nga Spanja kushtonte më shumë se 400 euro. Sot shkon edhe 200 euro vajtje ardhje. Faktori çmim në fluturim dhe në tërësi në tërë shërbimet hoteliere janë më të ulëta se në rajon.'

G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës