Ka shumë arsye se përse duhet
të konsumoni patjetër fasule 

Ka shumë arsye se përse duhet<br />të konsumoni patjetër fasule 
Fasulet janë ndoshta ushqimi me i përdorshëm i shqiptarëve.

Duke ditur vetitë shëndetësore që marrim prej tyre, ne nuk jemi populli i vetëm që i konsumojmë shumë. 

Fasulet janë një ushqim që rekomandohet nga mjekët për shkak të vlerave ushqyese dhe perfitimeve që ka shëndeti dhe trupi ynë nga konsumi i kësaj gjelle.
 
Të pasura në fibra të tretshme
Fibrat e tretshme ndihmojnë që të ndihemi të ngopur, pasi ato ngadalësojnë tretjen dhe shkallën e urisë, deri në momentin që stomaku ynë të ndihet bosh.
 
Kjo sjell përfitime për nivelin e sheqerit në gjak, duke ndihmuar në kontrollin e peshës.
 
Gjithashtu, ato ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit të keq.
 
Të pasura me proteina
Fasulet kritikohen për përmbajtjen e lartë të proteinave, por realisht nuk është i saktë ky evidentim, pasi në 15 gram fasule të gatuara, ato ofrojnë vetem 25 për qind të nevojës ditore të organizmit për proteina.
 
Përmirësojnë shëndetin
Konsumimi i i fasuleve në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e shëndetit në forma të ndryshme.

Ato ndihmojnë në kontrollin dhe uljen e rrezikut të diabetit, reduktojnë rrezikun e disa kancereve, ulin nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve dhe ndihmojnë në balancimin e peshës nëpërmjet kombinimit perfekt të proteinave dhe fibrave.
 
Vlerat ushqyese
Krahas të qenit të pasura me proteina dhe fibra, fasulet dallojnë për përmbajtje të elementëve të veçantë si: folat, magnez, hekur dhe kalium.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij