Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ka lëshuar një sërë akuzash ndaj shkrimtarit Agron Tufa, ku ndër të tjera kërkoi edhe shkarkimin e këtij të fundit nga posti i Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.
“Ka shumë helm brenda në tërë veprimtarinë e këtij institucioni. Në këto kushte unë mendoj që nuk do ta votoj pozitivisht këtë rezolutë, madje do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes e të jetë më i ekuilibruar në veprimtarinë e tij. Ky institut me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar, duke marrë përsipër të nxijë çdo gjë, duke përfshirë luftën, heronjtë, dëshmorët, dhe nuk ka asgjë shkencore në tërë analizat që ka bërë ky institut. Ky është thjesht një institut studimi, nuk ka pse ngatërrohet me politikën, nuk ka pse operon me terminologji lustracioni, sepse lustracioni është i ndaluar me ligjin që kemi miratuar”, tha Braho.
Nga ana tjetër shkrimtari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook-un e tij ku shprehet se sot mori për ditëlindje "dhuratën" më të bukur nga Braho.
"Miq të nderuar, Dhuratën më të çmuar sot për ditlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash perfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit!" shkruan Tufa në postimin e tij.
Komento