NJU JORK - Kryetarja e misionit të përbashkët të SHBA dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian, Sigrid Kaag, tha në një deklaratë për shtyp se armët kimike siriane do të largohen nga vendi dhe do të shkatërrohen në det.

Ajo shtoi se disa pjesë të arsenalit kimik do të shkatërroheshin brenda Sirisë. Ndërsa pjesa tjetër do të dërgohej e paketuar dhe mbyllur hermetikisht në qytetin bregdetar të Latakia-s.

Më pas, ky arsenal kimik do të transportohej në një anije amerikane për t’u shkatërruar nëpërmjet hidrolizës dhe në fund do të dërgohej në vende të tjera, tek kompanitë që kanë shfaqur interes pët t’u marrë me masën reaktive të mbetur.

Kaag e përfundoi fjalimin duke thënë se arsenali kimik nuk do të shkatërrohej në ujërat territorialë të Sirisë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)