Futbollisti shqiptar Elvis Kabashi përmes një letre dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit ka njoftuar që të mos e ftojnë më në ndeshjet në vazhdim, pasi nuk ka dëshirë që të përfaqësojnë ekipin kombëtar kuqezi në vazhdim.

Arsyeja se përse Kabashi ka refuzuar Shqipërinë është se ka dëshirë që të luajë me kombëtaren italiane të futbollit. Aktualisht Kabashi është pjesë e ekipit të Juventusit në Serinë A.

"Kam luajtur disa ndeshje për kombëtaren shqiptare të rinjve dhe u jam shumë mirënjohës për interesin, por ju ftoj të mos më thërrisni më në të ardhmen, sepse dëshira ime është të luaj me kombëtaren italiane të futbollit. Shpresoj të mirëkuptoni zgjedhjen time”, thotë Kabashi.

Kabashi shikohet nga specialistët si një nga telentet e së ardhmes në ekipin e Juventusit. Shqipëria për një kohë të shkurtër pëson dy tronditje të mëdha, pasi vetëm pak kohë më parë, fanellën kuqezi e ka kthyer mbrapsht edhe Mërgim Brahimi, i cili vendosi të zgjidhte kombëtaren e Zvicrës apo vendlindjes ku është formuar si lojtar.



Dylber Balla