SHBA - Pasagjerët e avionit Airlines Delta u tmerruan kur kabina ku ata ndodheshin filloi të mbushej me tym. Menjëherë pas kësaj, avioni pësoi dridhje pasi kishte hasur në një turbulencë. “Mjegulla” në kabinë u shfaq pasi avioni kishte hasur në rryma të ngrohta dhe të ftohta të ajrit.
 
Mjegulla u shfaq në kabinë kur avioni ishte ende në tokë kur po bëhej gati për fluturim dhe qëndroi deri sa ai arriti në lartësinë optimale. Sapo u shfaq mjegulla, piloti në radio komunikoi me pasagjerët, i cili qetësoi ata duke i thënë se nuk ka vend për panik. Ai i ofroi udhëtarëve pije alkoolike falas që të qetësoheshin.
 
Ndërkohë që pasagjerët edhe pse të frikësuar, nuk harruan të fotografonin edhe ndodhinë e çuditshme.  Shfaqja e mjegullës në kabinën e avionit nuk përbën asgjë të rrezikshme, por mjafton sa për të shkaktuar panik dhe ankth kur avioni është në një lartësi rreth 3200 metra.
mjegull ne avion
(v.gj/shqiptarja.com)