Kabinet i ri kardiologjie në Dibër
Beqaj: Sollëm 1 shërbim të mungua

Kabinet i ri kardiologjie në Dibër<br />Beqaj: Sollëm 1 shërbim të mungua
Në Dibër, është përuruar kabineti i kardiologjisë në spitalin rajonal, që do t’u shërbejën rreth 2.000 banorëve të këtij rrethi, të cilët kanë probleme kardiake.

“Eshtë një kabinet që i ka munguar këtij spitali dhe një shërbim që i ka munguar banorëve këtu”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ishte i pranishëm në ingagurimin e kabinetit.

Tani nuk është “nevoja që banorët e Dibrës të udhëtojnë drejt Tiranës. Kemi një ECHO zemre, një pajisje për provën ushtrimore të ngarkesës së zemrës, Holter zemre, Holter tensioni, Elektrokardiogramë”, vijoi Beqaj.

spital Diber

Ministri bëri me dije se investimi për ngritjen e kabinetit që ka nisur funksionimin prej fillimit të vitit kap vlerën e 5.8 milion lekëve.

Ndërsa, mjekja kardiologe në spitalin rajonal Dibrër, Shpresa Topuzi, tha se numri i përgjithshëm i vizitave për probleme kardiake është rreth 8.500 në vit, ndërkohë që sëmundshmëria kardiake në Rrethin e Dibrës vlerësohet se shkon deri në 25%.
spital Diber 1
spital Diber 2

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë