Kuvendi votëbesoi ditën e sotme 5 nga 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama. Analisti Ben Andoni ka komentuar në Report Tv kabinetin e ri, ndërsa vlerësoi figurën e Arbi Maznikut, duke thënë se ka bërë shumë për Partinë Socialiste në terren. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Andoni tha se këto ndryshime tregojnë që ka një lloj krize besimi në mes të ekskluzivit të socialistëve, përveç goditjeve të SPAK.
“Nuk më thotë gjë asnjë lloj ndryshimi që bën Rama për shkak të diferencës të madhe që po mban me ekzekutivin, por edhe mënyrën si është trajtuar në asamble. Më duket interesante ardhja e Maznikut që është truri i PS për zgjedhjet. Vlerësoj pjesën e teknicienëve, por na presin ditë akoma. Zgjedhjet janë shumë larg për të parë këto lloj zhvillimesh, por të modifikosh qeverinë kaq shumë tregon që ka një lloj krize besimi në mes të ekskluzivit të socialistëve përveç goditjeve të drejtësisë”, tha Andoni.
Ndërkohë, anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Besart Logu i cilësoi ndryshimet si një makijazh të Edi Ramës.
“Ndryshime që përveçse ia dikton koha, janë edhe ndryshime që diktohen edhe nga zhvillimet në spak. Emrat e të larguar, janë të përfolur, Xhaçka, Denaj, Manastirliu, janë zyrtarë që e kanë parë derën e SPAK, ndryshe nga Spiropali edhe pse është përfolur për korrupsion. Emra që mbartin një ngarkesë, akuzë sa politike, por deri diku edhe juridike penale. Ministrat teknikë vendosen atëherë. Rama e ka thjesht makijazh këtë. Ndryshimet u bënë edhe nga një farë imponimi. Të tre figurat qendrore, Basha erdhi pas zgjedhjeve të 29 korrikut dhe kuvendit të 2 shtator, me një kapitull të ri në PD, Rama e kishte të nevojshme një sezon të ri. Berisha rishpiku veten përmes gaz bardhit”, tha Logu.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Shabani në Report Tv: Në diskutime me Lapajn e Alibeajn për koalicion, s’ka bashkim me Berishën e Metën! Sulo: Duhet një front opozitar
10 Janar, 19:11
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
‘Studio Live’ për dosjet e nxehta/ Topalli: ‘Plumbi i artë’ çështja më e rëndësishme, Rexhepi ‘Eskobari shqiptar’, për masakrën e Dobraçit do ketë 5 masa sigurie
8 Janar, 19:17
-
Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin
8 Janar, 18:22
-
Akuzat se Majko u përgjua për pazare elektorale/ Meçe: 3 faktet që hedhin poshtë pretendimet e Berishës, përgjimi nuk ekziston
8 Janar, 18:17
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Ngjela në ‘Studio Live’: Saliu duhet të ikë nga PD, po e mban peng, kujton se është ende më 1990! SPAK-un e drejton SHBA, a bëhen revolta kundër drejtësisë?
6 Janar, 19:04
-
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
6 Janar, 17:54
-
'Berisha, tani përballë probleme penale', Ben Andoni në Report Tv: Po shfrytëzon PD-në për kauzën e vet, deputetët që i shkojnë pas duan mandatin e sigurt
3 Janar, 16:46
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40