Të paktën 12 afganë dhe 4 ushtarë të NATO-s kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në lindje të Afganistanit. Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Bagramit në provincën e Pavan, ku është edhe baza më e madhe e amerikanëve në vend. Një zëdhënës i qeverisë lokale bëri të ditur se shënjestara e sulmuesve ishin ushtarët çekë, ndërsa vizitonin një klinikë në vend. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talebanët, ndërsa NATO ende nuk ka publikuar kombësinë e ushtarëve të vrarë.
/Shqiptarja.com









