Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore Jelko Kacin ka përshëndetur përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, por ka vlerësuar se ka ende punë për t’u bërë që në Kosovë të vendoset sundimi i vërtetë i ligjit.
“EULEX-i dhe KF0R-i mbesin në terren t’u ndihmojnë institucioneve të Kosovës, por përgjegjësia e qeverisë së Kosovës për vendosjen e sundimit të ligjit bëhet më e madhe sesa në periudhën e kaluar.
Të drejtat e njeriut dhe të qytetarëve duhet t’u garantohen të gjithë banorëve të Kosovës, sidomos në rastin e komuniteteve pakicë edhe të serbëve të kthyer”, ka thënë Kacin në deklaratën e tij.
Ai ka vlerësuar se liderët e Kosovës duhet të tregojnë pjekuri politike dhe përgjegjësi për reforma evropiane, me forcimin e pavarësisë së institucioneve dhe me politikën e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com