Kacin: Serbia ka injoruar zyrtarët e Brukselit

Kacin: Serbia ka injoruar zyrtarët e Brukselit
Serbia ka injoruar zyrtarët e Brukselit duke mos ia dërguar Marrëveshjen e nënshkruar për menaxhimin e integruar të kufijve ndërmjetësit evropian Robet Kuper.

"Serbia ende nuk i ka dërguar ndërmjetësit evropian Robet Kuper, Marrëveshjen e nënshkruar për menaxhimin e integruar të kufijve, marrëveshje e arritur më 24 shkurt gjatë dialogut me Prishtinën. Kjo marrëveshje ka qenë një nga arsyet kryesore përse Serbia mori statusin e kandidatit më 1 mars", tha raportuesi për Serbinë Jelko Kacin.

Ai kujtoi se Prishtina ka dërguar versionin zyrtar të marrëveshjes së nënshkruar, dhe ftoi Beogradin që ta dorëzojë dokumentin.

`Marrëveshja për menaxhimin entegruar të kufijve është e rëndësisë më të madhe dhe Beogradi patjetër duhet të veprojë. Ftoj qeverinë e Serbisë që ta dorëzojë këtë dokument dhe kështu të mbajë kredibilitetin dhe të tregojë përcaktimin ndaj implementimit të marrëveshjes`, është shrehur raportuesi për Serbinë, Jelko Kacin, dje në Parlamentin Evropian.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet