Kadaif me arra

Përbërësit:

  • 1 kg kadaif
  • 300 gr gjalpë
  • 300 gr arra të thërrmuara

Për sherbetin:

  • 1 litër ujë
  • 1.300 gr sheqer
  • Lëng limoni

Përgatitja:

Hapim kadaifin në një tepsi dhe e spërkasim me gjalpë të shkrirë dhe pak ujë. E punojmë sërisht derisa të mos ketë toptha të vegjël. Vendosim në tepsi një shtresë kadaif, një shtresë arra dhe sërish një shtresë kadaif. Kështu veprojmë derisa të mbushet tava. E vendosim kadafin të piqet në furrë të parangrohur derisa të marrë ngjyrë të artë. Ndërkohë përgatisim shërbetin dhe pasi kadaifi të jetë pjekur e lëmë pak të ftohet jo plotësisht, dhe më pas e shërbetosim me shërbet të nxehtë.