Kadare boton “Mjegullat e Tiranës” 
roman nga një dorëshkrim i vjetë

Kadare boton “Mjegullat e Tiranës” <br />roman nga një dorëshkrim i vjetë
TIRANE - Tashmë lexuesit e veprave të Kadaresë do të kenë në dorë romanin e parë të tij, “Mjegullat e Tiranës”, shkruar gjatë kohës kur ishte student në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, në vitin 1957-1958.

“Mjegullat e Tiranës” është romani që shtëpia botuese “Onufri” sapo e ka hedhur në treg.

Në faqen e saj në “Facebook” ky ent botues njofton për daljen nga shtypi të këtij libri të shumëpritur. Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë.

Pavarësisht nga njëfarë misteri që ka rrethuar dhe vazhdon të rrethojë vonesën jashtëzakonisht të gjatë të publikimit të kësaj vepre prej vetë Kadaresë, ajo përbën, në vetvete, një kureshtje të veçantë për lexuesit e tij, e sidomos për studiuesit dhe hulumtuesit e letërsisë.

Romani shoqërohet me një bisedë me autorin dhe komente nga shkrimtarja Viola Isufaj. Ismail Kadare, para se ta shkruante këtë roman, kishte botuar dy përmbledhje poetike.

Më 1954 kishte botuar vëllimin me poezi të viteve të gjimnazit “Frymëzimet djaloshare”, ndërsa më 1957 vëllimin “Ëndërrimet”.

Në vitin 1964, ai botoi romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, veprën e tij më të njohur, e cila konfirmoi talentin dhe forcën e tij të jashtëzakonshme si shkrimtar. Vitet e fundit Kadare u është rikthyer shkrimeve të hershme. Vetëm një vit më parë, ai botoi përmbledhjen me tregime “Bisedë për brilantët në pasditen e dhjetorit”.

“Mjegullat e Tiranës” është romani më i ri i shkrimtarit, ai bëhet më interesant për lexuesin dhe për faktin që e ka shkruar në një moshë shumë të re.

Në dorëshkrimin origjinal ai e kishte quajtur atë “Dashuria e dytë”. Në qendër të romanit është një histori dashurie në Tiranën e pas viteve ‘50.
mjegullat e tiranes me logo
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike