Kadare dhe nobelisti Orhan Pamuk
nominohen për EBRD 2018

Kadare dhe nobelisti Orhan Pamuk<br />nominohen për EBRD 2018<br /><br>
Është shpallur lista e ngushtë e garës për çmimin e madh të letërsisë EBRD 2018: që mbahet për të promovuar krijimtarinë e vendeve në zhvillim. Mes 6 të mominuarëve është edhe emri i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. 

Nga 12 autorë, juria ka zgjedhur gjashtë romane, të cilat konsiderohen prej saj “të jashtëzakonshme”, sipas një njoftimi që u bë publik këtë të hënë. Kadare është nominuar për veprën e tij “Kamarja e Turpit” mes autorë të tjerë si Andrey Kurkov, Boris Akunin, Daša Drndiã, Alawiya Sobh, ndërkohë që është edhe në garë me nobelistin turk Orhan Pamuk që ka fituar me librin “Gruaja me flokë të kuqe”.

Vepra e Kadaresë “Kamarja e turpit”, që në anglisht mban titullin “The Traitor’s Niche” është e përkthyer nga John Hodgson dhe është botuar nga shtëpia botuese “Penguin” në Londër. Dhënia e këtij çmimi është një nismë e filluar në vitin 2017 nga Banka Europiane me vendet partnere në zhvillim dhe me Këshillin Britanik, si dhe me Panairin e Librit në Londër. 

Vlera prej € 20,000, çmimi ofron një mundësi unike për të reflektuar kulturën dhe kreativitetin e pothuajse 40 vendeve ku investon Banka jonë, nga Maroku në Mongoli, nga Estonia në Egjipt. Çmimi do t'i jepet veprës më të mirë letrare të përkthyer nga gjuha origjinale në anglisht dhe botuar në Mbretërinë e Bashkuar në harkun kohor të 18 muajve deri më 15 nëntor 2017", njoftohet në një deklaratë për mediat. 

Fituesi i këtij çmimi do të shpallet më 10 prill të këtij viti. Vlera € 20,000 do të ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet autorit dhe përkthyesit. Ky shpërblim mbron mjeshtërinë e përkthimit dhe pasurinë krijuese në vendet e rajonit, deklarojnë organizatorët.

6 vepra&autorë ne garë për Çmimin Letrar EBRD 2018

1. “All the World’s a Stage” nga Boris Akunin (përkthyer nga rusishtja nga Andrey Kurkov) (Botimet Weidenfeld & Nicolson)

2. “Belladonna” nga Daša Drndiã (përkthyer nga kroatishtja nga Celia Hawkesworth, (botimet Maclehose/ Quercus)

3. “The Traitor’s Niche” nga Ismail Kadare (përkthyer nga shqipja nga John Hodgson) (botimet Penguin)

4. “The Red-Haired Woman” nga Orhan Pamuk (përkthyer nga turqishtja nga Ekin Oklap) (botimet Faber & Faber)

5. “Istanbul Istanbul” nga Burhan Sönmez (përkthyer nga turqishtja nga Ümit Hussein) (botimet Telegram Books)

Language: Turkish

6. “Maryam: Keeper of Stories” nga Alawiya Sobh (përkthyer nga arabishtja nga Nirvana Tanoukhi) (botimet Seagull Books)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan