Kadare: E vërteta e romanit tim
të parë dhe e sulmit të Jorgaqit

Kadare: E vërteta e romanit tim<br />të parë dhe e sulmit të Jorgaqit
TIRANE- “Një ngjarje që mbaron me qen" titullohet njëra nga esetë e librit "Mëngjeset në kafe Rostand", në të cilin shkrimtari Ismail Kadare  i përgjigjet më në fund letrës së hapur të Nasho Jorgaqit, pas një debati mediatik për subjektin e romanit “Dashuria e Mimozës”…

Botimi i një krijimi të hershëm, një roman i kohës studenteske, i mbetur në dorëshkrim më shumë se gjysmë shekulli, ka ditë që po shkakton njëfarë zhurme në Tiranë. Zhurma, siç ndodh shpesh, është në thelb e kotë, për të mos thënë groteske, ngaqë e tillë është shtysa që e ka shkaktuar. Është letra e hapur e një letrari, ish-shok i vjetër i autorit, që shpall se ky roman nuk është i vitit 1958, siç ka dëshmuar autori i tij, në përgjegjësinë e tij të plotë morale, por i shkruar tani vonë.

Një deklarim i botuesit që shpjegon qartë se zotëron dorëshkrimin, prej të cilit është nxjerrë teksti i shtypur, ridëshmon, ashtu si autori, të njëjtën gjë: datën e hershme. Natyrisht, bashkë me gatishmërinë për ekspertizën e tekstit.
Mirëpo kjo nuk e pengon letërdërguesin ta botojë letrën.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje