TIRANE- Në Gjykatën e Tiranës nisi sot beteja ligjore e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare me të vejën e diktatorit Hoxha, për marrjen e dorëshkrimit të “Dimri i vetmisë së madhe”. Dosja gjykohet nga gjyqtari Bledar Abdullai. Në seancën e sotme përgatitore u paraqit vetëm pala mbrojtëse e shkrimitarit Kadare si dhe një përfaqësuese e arkivit të shtetit.
Pasi u verifikua ligjshmëria e padisë, u raportua se Nexhmija Hoxha nuk kishte marrë njoftim për seancën gjyqësore sepse nuk ishte gjendur në banesë.
Avokatja mbrojtëse, Flonja Tashko përsëriti qëndrimin e shkrimtarit se dorëshkrimi nuk është falur Nexhmije Hoxhës.
“Nuk ka asnjë provë qoftë dhe përmes një deklarate që të vërtetohet se Kadare ia ka dhuruar Hoxhës dorëshkrimin”- tha avokatja.
Nga ana e saj gruaja e diktatorit Enver Hoxha, pretendon se libri i është dhuruar vetë nga shkrimtari. Vepra "Dimri i Vetmisë së Madhe", gjatë periudhës së komunizmit u censurua si në titull ashtu edhe në përmbajtje. I shkruar ne vitin 1971 dhe i botuar një vit me pas, romani u prit keq nga kritika zyrtare komuniste dhe nuk u lejua te publikohej.
Vetëm pas një rishikimi te autorit, nen titullin e ndryshuar “Dimri i Madh” romani pa dritën e botimit ne vitin 1978. Vitin e fundit Kadare e ribotoi versionin origjinal, pa ndryshime te natyrës politike.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Hudhri: Në këmbim Nexhmija i kërkoi objektet e Enverit