Kadare - Hoxha, senca për
“Dimrin”, gjykata vendos më 3 teto

Kadare - Hoxha, senca për <br />“Dimrin”, gjykata vendos më 3 teto
TIRANE - Në Gjykatën e Tiranës u zhvilluar seanca e radhës në procesin mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe të vesë së diktatorit Enver Hoxha.

Trupi gjykues është njohur me pretendimet e fundit të palëve në lidhje me objektin e padisë së depozituar nga shkrimtari në të cilën kërkohet rimarrja e dorëshkrimit origjinal të veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe".

Kadare pretendon se kjo kopjo mbahet padrejtësisht prej Nexhmije Hoxhës. Në seancë avokati mbrojtës i Hoxhës ka shprehur gatishmërinë që kjo çështje të zgjidhet me mirëkuptim dhe privatisht.

Sipas tij pala e paditur është gati t’ia dorëzojë kopjon e dorëshkrimit Arkivit të Shtetit.

Në seancë u vendos që konkluzionet përfundimtare nëse padia do të pranohet apo jo, do të paraqiten më datën 3 tetor.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga