Kadare: Për President sugjerova
LLeshin, vlerësova integritetin

Kadare: Për President sugjerova<br />LLeshin, vlerësova integritetin
TIRANE- Gjeneral Sandër Lleshi, zëvendësshefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, është emri i propozuar nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare për postin e Presidentit. Në një intervistë të botuar sot në gazetën Panorama, Kadare ka pranuar se gjeneral Lleshi është sugjerimi që është bërë nga ai jo vetëm për zotin Rama por për të gjithë palëve.

Kadare tregon se politikanët e kanë falënderuar dhe e kanë quajtur “serioz” kandidaturën e tij dhe shpjegon arsyet pse propozoi gjeneralin për postin e Presidentit.

“Zotin Lleshi e kam njohur vite më parë. Më ka bërë përshtypje jo vetëm formimi i tij solid e profesional gjermanik, por edhe kultura e përgjithshme.
Pjesëmarrja dinjitoze e tij në një polemikë me karakter historiko- filozofik për strategjinë ushtarake shqiptare të Mesjetës ka qenë një nga shembujt. Përsa u përket cilësive për President, kam çmuar integritetin moral, paanshmërinë dhe sidomos përkushtimin ndaj detyrës dhe vendit. Për Presidentin e një Shqipërie serioze dhe të moralshme janë të detyrueshme këto cilësi.”- thotë Kadare në intervistën e tij.
I pyetur a mendonte se klasa politike nuk e pranonte ende një President nga fushat jashtë politikës, Kadare u përgjigj

“Ashtu duket. Nuk ka klishe detyruese për këtë. Shpesh dëgjohen mendime: Se na duhen filozofë për presidentin, s’na duhen ushtarakë etj. në këtë rast do të bëhej fjalë për një nga shefat më të lartë të ushtrisë së sotme shqiptare, pjesëmarrëse e Aleancës Atlantike. Dihet se kjo aleancë nuk është vetëm ushtarake. Anëtarësia jonë në të është këmba jonë e sigurtë në Europë, pra përkon me aspiratën evropiane."- nënvizoi Kadare.

Panorama informon se intervista me Kadarenë është marrë me telefon, pasi shkrimtari ndodhej në Paris tek ndiqte në distancë zhvillimet e vrullshme politike në Tiranë.

Kryeministri Berisha duke folur dje në grupin PD lidhur me negociatat me kreun e PS-së Edi Rama tha se opozita propozoi emin e zv shefit të Shtabit Sandër Lleshi, por mazhoranca nuk mund të pranonte një tjetër gjeneral në krye të shtetit.“PS solli emrin e Sandër Lleshit, sepse ia ka propozuar Ismail Kadare, por ne nuk mund të shkonim nga një gjeneral në një tjetër”- ka thënë kryeministri.
(su.ge/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Policia u kërkon të zhbllokojnë rrugën, Bardhi debat: E drejtë që garantohet nga Kushtetuta

Protesta e PD/ Policia u kërkon të zhbllokojnë rrugën, Bardhi debat: E drejtë që garantohet nga Kushtetuta